A keni menduar ndonjëherë për trurin tuaj? E vlerësoni dot rëndësinë e tij? Dhe e kuptoni dot se e gjithë kjo rëndësi varet nga ju?! Ndaloni dhe mendoni pak për një moment për trurin tuaj…
A keni menduar ndonjëherë për trurin tuaj? E vlerësoni dot rëndësinë e tij? Dhe e kuptoni dot se e gjithë kjo rëndësi varet nga ju?! Ndaloni dhe mendoni pak për një moment për trurin tuaj…
Shkencëtarët kanë treguar pesë mënyra për ta nisur ditën në mënyrë që truri të funksionojë sa më mirë dhe të jetë sa më i shëndetshëm.
Gjëja e parë që ata listuan është që të mënjanohen ushqimet me yndyrë. Për shembull, nëse dikush ka një ditë stresuese në punë, është më mirë që të mos shkojë për të blerë ndonjë “croissant”. Kjo sepse këto lloj brumërash kanë shumë yndyrë dhe nuk e lejojnë oksigjenin të depërtojë mirë nëpër tru. Si pasojë truri pastaj nuk është në gjendje të marrë vendime si duhet.
Yndyra e tepërt ndikon direkt në disponim, shëndet mental dhe funksionim të trurit.
Në vend të “croissantit” është më mirë të konsumohet diçka më të lehtë dhe të mos anashkalohet mëngjesi si vakt. Kjo sepse nëse nuk konsumohet mëngjesi ndikon për të keq në organizëm.
Në mënyrë që mëngjesi të jetë i shëndetshëm, duhet të konsumohet ushqim si frutat e malit, peshku, vaji i ullirit, turmeriku, avokado dhe arroret.
Duhet konsumuar kakaon gjithashtu, sepse ky përbërës ndikon shumë në mirëfunksionimin e trurit. Kakao është përbërësi kryesor i çokollatave, por këto duhet konsumuar të thjeshta dhe mundësisht të zeza, që kanë më shumë përqindje të kakaos të përbërje.
Ekspertët gjithashtu kanë bërë të ditur se gjumi është shumë i rëndësishëm. Gjumi duhet të jetë i qendrueshëm dhe të mos ndërpritet e sidomos të mos shtyhet orari duke ndenjur të ekspozuar para ekraneve si televizioni, kompjuterët e telefona.
Leave feedback about this