Magjia e festave të fundvitit “pushton” Tiranën. Njoftim I Bashkisë:  Çdo ditë programe të ndryshme artistike  
Aktualitet

Magjia e festave të fundvitit “pushton” Tiranën. Njoftim I Bashkisë:  Çdo ditë programe të ndryshme artistike  

“Velloja” festiave ka mbuluar Tiranën. Magjia festive tashmë ndihet kudo në kryeqytet.  Në prag të Krishtlindjes atmosfera festive ka nisur të ndihet kudo, veçanërisht në kryeqytet.

Sheshi “Skënderbej” gjatë mbrëmjes është kthyer në pikëtakimin e preferuar të shumë qytetarëve, të cilët krahas lojërave të shumta mund të konsumojnë dhe një pije apo diçka për të ngrënë.

Ndriçimit, dekoreve zbukuruese dhe lojrave në qendër nga kjo e dielë i janë shtuar edhe koncertet me muzikë tradicionale dhe moderne.

 “Do të vazhdojë deri në natën e ndërrimit të viteve, çdo ditë do kemi një programacion ndryshe. Ka qenë dëshira jonë që mbështetja dhe promovimi të jetë për artistët shqiptarë.”

Një hapësirë të posaçme bashkia e Tiranës ua ka dedikuar edhe fëmijëve.

 “Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit do kemi programacion në pjesën e paradites ku do përfshihen fëmijët, opera, kori.”

Synimi i bashkisë është që atmosfera e festës të mos ndihet vetëm në qendër të Tiranës.

 “Si përshembull Petrela që është shumë e dashur nga turistët, pra le të themi që avash avash me shpresën që do ketë interes të shtuar të kemi mundësi ti përhapim festimet në gjithë Tiranën, jo vetëm në qendër.”

Për natën e ndërrimit të viteve, bashkia premton një spektakël të vërtetë fishekzjarresh ku do të ketë edhe shumë surpriza.

 “Fishekzjarret si kësaj radhe nuk i keni parë asnjëherë.”

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X