Top of Form
Bottom of Form
Përmes këngëve ,dhuratave e një spektakli origjinal është treguar talenti që kanë fëmijët me autizëm për muziken, këngët në përgjithësi dhe për këngëtarin Luiz Ejlli në vecanti. Eshtë një ndër të vetmit artist që ka përzgjedhur që ditët e fundit të vitit t’i kaloj dhe me këtë target grup fëmijësh. Në disa dalje publike Luizi është shprehur se i ka fiksim fëmijët. Dhe në këtë takim fiksimi I tij lexohet shumë kollaj. “Dhurata magjike nga një njeri magjik dhe unik”, janë falenderimet e shumta të drejtuesve të Autizmi Flet. Dhe jo vetë m kaq , por ai ka bere nje mini koncert me femijet qe kane talent per muzike. Ne postimet ne rrjetet sociale te Autizmi Flet shikohen qarte femijet teksa e rrethojne kengetarin Luiz Ejlli gjithashtu marrin prej tij dhuratat e preferuara. Dhe takimi permbyllet me falenderime dhe kenge te kenduara nga vete Luizi dhe femijet.Pak ditë me parë , ka mbushur 5 vite Autizmi Flet “Club Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime te Spektrit Autik & PAK”. Ky klub duket se ka shënuar vetëdijesimit për autizmin jo vetëm në institucionet shtetërore por dhe në komunitet.
Leave feedback about this