Urgjenca Kombëtare në gatishmëri për festa, ekipet mjekësore në punë gjatë ditëve të fundvitit.
Aktualitet

Urgjenca Kombëtare në gatishmëri për festa, ekipet mjekësore në punë gjatë ditëve të fundvitit.

Urgjenca Kombëtare është e para strukturë shëndetësore që kalon në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo situate dhe problematike gjatë festave. Drejtuesi i këtij institucioni, Skënder Brataj thekson se janë shtuar ekipet në terren dhe materialet e nevojshme për të dhënë ndihmën e parë.

“Janë dhënë udhëzimet mbi forcimin e shërbimeve, sidomos të urgjencës së spitaleve dhe të urgjencës paraspitalore. sigurisht ka një rritje të ekpieve me mjek dhe infermier dhe më mjete.ekipet ne edispozicion të specialistëve mëqoftëse do të jetë e nevojshme  do të përgjigjen menjëhrerë, po ashtu është forcuar shërbimi sheshe e qyteteve ku do të këtë prezentë ekipe me autoambulanca  të cilat do të jënë në dispozicion të asaj zone sa i përket festave”, tha Brataj.

Festat shoqërohen edhe me përdorimin e fishekzjarrëve dhe janë me dhjetëra rastet që i drejtohen urgjencës me lëndime të ndryshme

“Nuk ka fishekzjarre te sigurta sidomos tek fëmijët mudn te shkaktojnë ndonjë dëmtim. kryesisht dëmitimet janë pjesët e zbuluara ët trupit. rreziku është duart fytyra veshët të cilat mund të pësojnë që nga vërbimi deri tek djegiet, por duket te kemi parasysh edhe dëmitimet që ne pësojmë nërpërmjet respiracionit”, shtoi Brataj.

Drejtori i urgjencës shprehet se numri i thirrjeve gjatë festave rritet gati 10% më shumë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X