Muaji janar nis me një numër të shtuar të fluksit të pacientëve me viroza, grip dhe covid. Këtë lajm e bëjnë me dije vetë institucionet përkatëse.Ashtu si thuajse çdo vit, Janari edhe këtë herë ka sjellë me vete fluks të shtuar pacientësh me viroza, grip dhe Covid në qendrat shëndetësore.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në javë regjistrohen rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore.
“Kemi një bashkëqarkullim të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme”, thotë Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.
Edhe këtë dimër Covidi dhe gripi po bashkëqarkullojnë në popullatën shqiptare.
Teksa pohon një tendencë në rritje, drejtoresha e ISHP- së thotë se në analizat e kryera po evidentohen më shumë raste me Covid sesa me grip.
“Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në javë shkon 40-50. Karakteristike e stinës asgjë për t’u shqetësuar, sepse normalisht ne trendin e rritur të infeksioneve respiratore e hasim pikërisht në këto javë, Janar – Shkurt, ku kurba epidemike përvijon me një tendencë në rritje”.
Të vegjlit, të sëmurët kronikë dhe grupmosha e tretë janë më të prekurit nga infeksionet respiratore.
Për të shmangur rastet e rënda, rekomandohet vaksinimi.
“Në çdo moment të sezonit është rekomandimi për të kryer aplikimin e njëkohshëm për grip dhe Covid”.
Për të mos rënduar situatën klinike dhe epidemiologjike, ekspertët këshillojnë evitimin e vendeve me shumë njerëz.
Leave feedback about this