SHKD: Reforma Zgjedhore të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve, dhe jo të përdoret si As-i nën mëngë për të bërë propozime që nuk dakortësohen nga palët politike
Aktualitet

SHKD: Reforma Zgjedhore të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve, dhe jo të përdoret si As-i nën mëngë për të bërë propozime që nuk dakortësohen nga palët politike

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), një nga organizatat që ka monitoruar të gjitha proceset zgjedhore në vend që nga viti 1992 dhe një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë periudhes 2012-2023 e jo vetem, ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë  të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta  të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus  midis tyre. Në një deklaratë për mediat, SHKD thekson se Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik, dhe si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.

“Shoqata për Kulturë Demokratike rikujton se mungesa e qëllimshme e konsensusit, e dialogut politik, ndërmjet  kampeve politike, ka theksuar akoma më shumë ngërcin e mungesën e dialogut politik dhe  mungesën e  transparencës të ecurisë së ish-Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore , mungesë që ka ceënuar  rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëve kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë  në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë  finalizimin e  një produkti/dokumenti të dakortësuar nga gjithë aktorët politik duke cënuar rëndë  besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirsë .

SHKD nënvizon se  ecuria e procesit të Reformës Zgjedhore, ka qënë një proces jo transparent,dhe tepër hermetik në lidhje me ecurinë e punës dhe vendmarrjen e ish – Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional.

Në datën 28 Mars 2024, është ngritur(konstituar) Grupi i Dialogut mes mazhoranës dhe opozitës,  për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, prane Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Sipas marrëvshjes mes palëve ky grup ka 3 anëtarë nga mazhoranca e 3 nga opozita (PS, PD, LRI)

Ky grupim do marrë vendime me konsensus për ligjet që dun 84 vota , përfshirë e Refomën Zgjedhore , për të shkuar në votim në parlament , me dakortësin e palëve. SHKD duke ndjekur e  dëgjuar artikulime të vecuara nga eksponente të partive politike, në lidhje me dakortësinë e disa cështjeve themelore, për tu reflektuar në dokumentin e dakërtësuar të Reformes zgjedhore sic janë :

  • Vota e Diaspores ,
  • Listat e hapura ,
  • Përcatimi i Herësit për përcatimin e madateve, Depolitizimi i adminstratës Zgjedhore ,
  • Përdorimi i Teknologjisë për votimin e numerimin në të gjithë vendin,
  • Ndalimi i përdorimit të Burimeve shterore e njerzore në fushaten zgjedhore,
  • Denoncimi i Krimit zgjedhor e minimizimi i Shitblerjes së Votës,
  • Rikthimi i Koalicioneve parazgjedhore e
  • Sigurimi i të Drejtës së votës për një kategori votuesish, të cilët nuk e kanë të mundurtë shkojnë në qendrat e votimit ,
  • Transparenca e financimit të Partive Politike etj.

SHKD sjell në kujtesë se Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore po Miraton Planin e Punes për ceshjte konkrete, ndaj në këto rrethana, SHKD inkurajon Grupin e Dialoguit  të  Reformës Zgjedhore të deklarojnë hapur vullnetin politik,  dhe të dakortësojë çështjet thelbësore  të adresuara për ndryshim pëerpara se ti përfshijë rëndom në planin  e punës dhe në të njëjten kohe të kërkojë fort zbatimin e afateve për të përmbushur   plotëimin e kuadrit ligjor për të gjitha cështjet e shtruara për diskutim.

Në vijim,  Grupi Dialogut duhet të operoj me më energji positive dhe jo me një ritëm lento-lento për të përcaktuat një plan konkret e publik  me afate të mirë përcakuara e mbi të gjitha të mirëzbatuara nga të gjitha palët e përfshira në proces, për të finalizur në kohe Reformën Zgjedhore në sherbim të qytetarëve e për të realizuar Zgjedhje të Lira,  të Ndershme e Demokratike në vend.

SHKD  apelon që ky Plan pune të bëhët sa me shpejt transparent edhe per ne si aktorë të shoqërise civile, duke na krijuar mundësi për ta ndjekur nga afer edhe punën e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, në respekt të gjithë angazimit dhe kontributit tone në vite për të identifiuar të gjithë problematikat zgjedhor në vite.

Shoqata për Kulturë Demokratike, ka vleresuar gjithmonë që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, është momenti kyc për të artikuluar qartë dhe pastër qasjen dhe vullnetin e tyre politik, duke kontribuar personalisht dhe institucionalisht, për të reflektuar një politikë vizionare, me premtime konkrete, për ta finalizuar shumë shpejt procesin  e Reformës Zgjedhore, si një kusht i vënë nga BE,  që shpejton aderimin e Shqipërisë në familjen europiane”-thuhet në deklaratën për mediat të Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X