Statistikat/ Për periudhën Janar- Mars regjistrohen rekord vizitorësh nëpër muzetë e vendit, ministri Gonxhja jep lajmin e mirë për turistët.
Aktualitet

 Statistikat/ Për periudhën Janar- Mars regjistrohen rekord vizitorësh nëpër muzetë e vendit, ministri Gonxhja jep lajmin e mirë për turistët.

Shtohet numri I turistëve vizitorë në muze. Këtë lajmë e bëjnë me dije vetë statistikat që këto institucione tashmë kane. Jo vetëm kaq por sipas  Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Gonxhja deklaron se konkretisht janë “54,721 turistë  që kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024 ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”.

Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564.975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X