Farmacitë janë vënë në vështirësi financiare. Shkak për këtë është bërë indeksimi i çmimit të barnave të listës së rimbursueshme.
Ky proces i përvitshëm, përcakton çmimet e reja të barnave për farmacistët bazuar në luhatjen e valutave të huaja. Ky indeksim ka çuar në ulje të çmimit të barnave gjë që nuk ka asnjë ndikim tek qytetarët por vetëm mbi farmacitë.
Por farmacistët kanë hedhur dyshime se çmimet e reja të barnave me të cilat janë të detyruar të punojnë, nuk reflektojnë vetëm rënien e euros por mbase dhe ndryshim të marzhit të tregtimit, që është fitimi i tyre mbi barnat.
Edhe pse indeksimi i barnave është një proces që bëhet prej disa vitesh, farmacistët nuk kanë njoftim për periudhën se kur nis, gjë që do i ndihmonte të reduktonin stokun e barnave e në këtë mënyrë do të mund të ulnin dhe dëmin financiar të krijuar nga ky proces vjetor.
Leave feedback about this