“Do jenë nga Filipinet”, Shqipëria drejt “blerjes” së mijëra punonjësve të huaj, ekspertët kundër
Aktualitet

“Do jenë nga Filipinet”, Shqipëria drejt “blerjes” së mijëra punonjësve të huaj, ekspertët kundër

“Jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar që përfshin industrinë e veshjeve dhe industrinë e turizmit. Në qershor pritet edhe firmosja e marrëveshjes”, tha Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit, MEKI.

Eksperimenti për të sjellë punëtorë nga jashtë do të vazhdojë. Kryesisht për sektorin fason dhe atë të turizmit, janë rreth 40 mijë të huaj që pritet të vijnë në Shqipëri në muajt në vijim.

“Unë kam një mendim që janë punonjës nga Filipinet. Në këto vite eksperiment kanë treguar që kanë rendiment dhe nuk e shohin Shqipërinë vetëm si vend transit drejt Perëndimit”, tha Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u pajisën me leje pune 9 mijë e 825 shtetas të huaj, me një rritje prej 18.3 për qind në raport 2022. Që nga viti 2017 janë më shumë se 37 mijë të huaj që kanë marrë leje për të punuar në Shqipëri. Kjo me qëllim mbushjen e boshllëkut të krijuar nga emigracioni.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, tha Stërmasi.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

Po sa kushton një punonjës i huaj? “Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, thotë ekspertja.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X