Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti Albsig ka treguar nëj performancë të shkëlqyer, duke u pozicionuar si lider I padiskutueshëm në tregun e sigurimeve në shqipëri për një numër të konsiderueshëm produktesh. Me një histori të gjatë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë dhe shërbimit ndaj klientit Albsig ka arritur të ruajë dhe të forcojë pozitat e saj në disa nga segmented më të rëndësishme të sigurimeveAlbsig ka treguar një performancë të fortë të sigurtë e shumë premtuese përgjatë periudhës janar-korrik 2024 duke forcuar pozicionin e saj në tregun e sigurimeve në shqipëri. Kompania vazhdon të mbetet lider në sektorin e sigurimeve vullnetare, duke u dalluar per shpejtësinë e dëmshpërblimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve dhe të shërbimeve. Për periudhen Janar – Korrik 2024 Albsig rënditet në vend të 2-të me 19.08 % të tregut dhe me rritje me veten me rreth 2.08%. Ndërkaq bazuar në statistikat e AMF, në sigurimin vullnetar Albsig po për periudhën Janar – Korrik 2024 është rënditur në vend të 2-të dhe jo vetëm kaq por ka raportin më të lartë për sigurimet vullnetare me 55.45 % ndërkohë që vetë tregu i sigurimeve e ka 36.67% . Ndërkaq bazuar në buletinin statistikorë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndarja e tregut në Sigurimin Zjarri, Forcat e Natyres dhe Dëmtimet e tjera në Pronë konkretisht për produktet e (Zjarri,Vjedhja,Inxhinierike) për periudhen Janar – Korrik 2024 Albsig renditet sërish në vendin e 2-të duke zënë 24.56 % të tregut. Sipas statistikave të AMF-s Albsig zë vendin e dytë edhe për sigurimin e sëmundjeve duke zënë 22.93%. Ndërkaq edhe për grupin e produkteve të sigurimit të aksidenteve dhe të shëndetit për periudhën janar-korrik 2024 Albsig renditet në vendin e dytë dhe zë 22.42%. Duke qene edhe në sezon turistik edhe për këtë periudhë Albsig renditet në vend të dytë përsa i përket ndarjes së tregut në Sigurimin e shendetit ne udhetim.
Albsig renditet në vendin e parë për disa produkte kryesore të sigurimeve.
Gjatë përiudhës janar-korrik 2024 Albsig ka arritur rezultate të jshtëzakonshme duke u rënditur në vendin e parë për disa nga produktet e saj kryesore në tregun e sigurimeve. Kompania ka forcuar pozicionin e saj si lider në disa segmente kyce si sigurimi kasko, sigurimi i përgjegjësive dhe garancive. Për sigurimin Kasko Albsig ka ofruar zgjidhje të sofistikuara dhe të përshtatura për klientët, duke përmirësuar mbulimin dhe duke u siguruar që klienti të ketë mbështetje të plotë në rast dëmi.Ndërkaq stafetën e vendit të parë Albsig e kryeson dhe në sigurimin kasko me 34.87% të tregut. Përvec kësaj sigurimi Kasko ka qenë një ndër produktet që Albsig ka vite që kryeson tregun duke ofruar mbulim të plotë ndaj rreziqeve të ndryshme që prekin automjetet.
Bazuar në statistikat e AMF Albsig kryeson tregun me 36.77%, për Përgjegjësitë civile. Ndërkaq stafetën e vendit të parë Albsig e kryeson dhe në sigurimin kasko me 34.87% të tregut. Ne vend te 1 Albsig kryeson tregun edhe per Pergjegjesine e Ndertuesit duke zene 53.86 % te tregut per periudhen Janar – Korrik 2024. Ndërkaq vlen për tu theksuar se edhe për garancitë albsig renditet në vendin e parë me 48.27% të tregut. Shpejtësia dhe efikasiteti në procesin e dëmshpërblimit jaë arsyet kryesore që kanë kontribuar në këtë sukses. Albsig vazhdon të jetë një partner i besueshëm për klientët e saj duke garantuar siguri dhe stabilitet financiar përmes produkteve të saj të sigurimit
Gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të vitit Albsig vazhdon të zgjerojë ofertat e saj me mbi 35 produkte sigurimi që mbulojnë një gamë të gjërë nevojash, nga sigurimet e shendetit deri te ato të pronës biznesit dhe përgjegjësive. Investimet e vazhdueshme në përmirësimin e sherbimeve dhe përvoja e gjatë në treg kanë kontribuar në ruajtjen e një reputacioni të lartë dhe besueshmërisë së kompanisë ndaj klientëve. Me një rrjet të gjërë dëgësh dhe agjentësh Albsig ka rritur të jetë pranë klientëve në cdo hap të procesit të sigurimit duke ofruar fleksibilitet dhe profesionalizem në paketat e sigurimit sipas nevojave specifike te kerkuara nga vete tregu.Nuk duhet anashkaluar fakti se nje nga faktorët kryesorë të suksesit të Albsig është aftësia e saj për të realizuar dëmshpërblimet në kohë record një aspect që e ka diferencuar atë nga konkurrentet në treg. Kompania ka investuar vazhdimisht në teknologji dhe përmirësimin e proceseve duke garantuar që cdo kërkesë për dëmshpërblim të trajtohet me shpejtësi dhe profesionalizëm. Përmes rrjetit të saj të gjërë të degëve dhe agjentëve në të gjithë territorin shqiptarë Albsig ka mundësuar një shërbim të afërt dhe të personalizuar për klientët e saj duke e bërë të lehtë dhe të shpejtë cdo process që lidhet me sigurimet. Kjo performance lidershipi është një dëshmi e përkushtimit të Albsig për të qenë gjithmonë një hap përpara në tregun e sigurimeve.
Leave feedback about this