Prezantohet Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe aktivitetet e projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”
Aktualitet

Prezantohet Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe aktivitetet e projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”

Prezantohet Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe aktivitetet e projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”Më 12 shkurt 2025 u mbajt në Tiranë aktiviteti prezantues i projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, financuar nga Bashkimi Evropian (IPA III/2024) dhe që po zbatohet nga Qendra ALERT në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Aktiviteti u hap nga Granit Sokolaj, Drejtuesi Ekzekutiv i Qendrës ALERT, i cili prezantoi Green Line, linjën telefonike të thirrjeve falas 08002626, dedikuar konsumatorëve për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve dhe theksoi asistencën e Bashkimit Evropian në bërjen e mundur të këtij mekanizmi. Gjithashtu Z. Sokolaj theksoi dhe rendësinë e bashkepunimit midis akorëve që përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit në Shqipëri. Z.Sokolaj theksoi gjithashtu që projekti synon edhe forcimin e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, me krijimin e një rrjeti OSHC-sh për avokimin të përbashkët.
Në këtë takim ishte pjesë e tij dhe Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, e cila është organizata partner në projekt, ku vlerësoi fokusin e vendosur në projekt duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të standarteve dhe legjislacionit me atë të bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. “Nëpërmjet këtij projekti të gjithë aktorët e interesuar do të angazhohen drejtpërdrejt në Tryezat e Diskutimit dhe Konsultimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE) për Kapitujt 28, 12 dhe 1, me synim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së”, theksoi Gjipali.Ndërsa Z. László Árendás, Menaxher i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri tha se, “vendsoja e fokusit specifik në sigurinë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe ‘food boorne diseases’, janë hapa të sigurta drejt integrimit evropian. Z. Arendas përshkroi dhe situatën aktuale të harmonizimit të legjislacionit në kuadër të Kapitullit 12. Ai theksoi prezencën e vazhdushme të Bashkimit Evropian në asisistimin përgjatë procesit të integrimit dhe rritjes së besueshmërisë ndaj institucioneve publike si dhe infrastrukturës së përshtatshme të mbrojtjes së konsumatorit.
Z. Arian Jaupllari, Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural theksoi rëndësinë e bashkimit të aktorëve të përfshirë në mbrojtjen e konsuimatorit dhe shtimin e hapësirave ku të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Ai u shpreh se “është e rëndësishme që detyrat përkatëse të aktorëve të zbatohen në mënyrë sa më efiçente për të siguruar një mdjeis të sigurt për konsumatorin”. Z. Jaupllari trajtoi dhe rëndësinë e parandalimit të riskut, si një mekanizëm me përfitime të konsiderushme dhe ndërgjegjësimin sa më të larte të konsumatorëve si një hap afatgjatë.
Znj. Klotilda Neziri, nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vlerësoi projektin si një mekanizëm që do japi kontribut të ndjeshëm në shoqëri duke i afruar më shumë qytetarët me ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumator.
Ndërsa Znj. Alma Bilali, përfaqësuese e Projektit SANECAII/GIZ, theksoi gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të qartë të përgjegjësive dhe të drejtave midis aktorëve për të siguruar një infrastrukturë sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Znj. Edlira Muedini, Drejtore e Helvetas Shqipëri, e vendosi fokusin në produktet që vendosen për tregëtim dhe rëndësinë e bashkimit të aktorëve në mënyrë që këto produkte të jenë me standard sa më të larta në tregun shqiptar dhe më gjerë.
Ndërsaq Aina Hoti, Koordinatore për Komunikimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, foli për cilësinë dhe standardizimin e produkteve shqiptare, si vlerë e shtuar e vendit tonë, kur ato tregtohen në BE.

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit e pranishëm gjithashu u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, donatorëve, bizneseve, medias dhe akademisë për të siguruar zhvillim të qëndrushëm dhe me benefite të ndjeshme për konsumatorin. Një çështje tjetër që u trajtua ishte dhe rëndësia e identifikim të qartë të problematikave të përcjellura nga konsumatorët në mënyrë që trajtimi i problemit të kryhet në mënyrë sa më efiçente dhe aktorët e përfshirë mos të mbivendosen.Më poshtë, mund të gjeni pjesë nga fjala hapëse e Drejtorit të Qendra ALERT, i cili prezantoi dhe një pjesë të aktiviteteve:
“Krijimi i Linjës Jeshile për Konsumatorët ka qenë një ide dhe iniciativë e para 4 viteve e Qendrës ALERT dhe që u finalizua falë mbështetjes së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Njëherësh, dua të falenderoj Z.Gledis Gjipali, Drejtor i EMA dhe si partner në këtë projekt, për të gjithë suportin e tij dhe bashkëpunimin e organizatës që drejton.
Projekti që citova më lart tashmë ka filluar dhe sot po e prezantojmë atë. Komponenti kryesor i tij, është Linja Jeshile për Konsumatorët. Është një numër ku çdo konsumator do të mund të telefonojë falas, për të adresuar ankesën apo denoncimin e tij dhe ne do t’a ndjekim atyë atë pranë organeve të duhura, sipas përgjegjësisë ligjore.
Deri më sot, një linjë e tillë telefonike i ka munguar Shqipërisë dhe e gjykojmë si risi për mbrojtjen e konsumatorëve e mundësi për ata, në kohën kur shumë prej institucioneve publike apo inspektorateve ku qytetarët mund dhe duhet të ankohen, nuk kanë numra jeshil, në disa nuk funksionojnë apo dhe në diasa tjera, numrat fiks të publikuar në ëebsitet e tyre, nuk eksiztojnë ose nuk përgjigjet njeri.
Shqipëria është ende në hapa fillestarë përsa i takon mbrojtjes së konsumatorëve, ndërsa vendet e BE dhe tjera të zhvilluara, sloganin e 15 marsit 2025, që përkon me Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit, e kanë quajtur “Një tranzicion i drejtë në stile jetese të qëndrueshme” e që lidhet me rritjen rekord të temperaturave në dekadën e fundit, pra ngrohjen globale, motin ekstrem, humbjen e biodiversitetit dhe ndotjen e planetit, si një rrezik serioz për njerëzimin.
Bashkimi Evropian ka nevojë për vendet paraanëtarësimit, të cilat përpiqen te ecin në të njëntën mënyrë apo të ndjekin ritmin e vendeve anëtare, në mbrojtjen apo të drejtat e konsumatorëve e jovetëm.
Ndaj, dhe ne e konsiderojmë këtë nismë, si një risi, por edhe arritje për konsumatorët shqiptar.
Pëtej Linjës së Konsumatorit, aktivitetet e projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale” kanë të bëjnë dhe me mentorimin dhe fuqizimin e organizatave lokale në zona të ndryshme të Shqipërisë për të drejtat e konsumatorëve, me qëllim ndërmarrjen edhe nga ana e tyre të nismave për të mbrojtur konsumatorët, për të futur në objekt të punës së tyre te drejtat e konsumatorëve;
Gjithashtu, aktivitetet tjera tonat kanë të bëjnë;
Me pyetësorë për konsumatorët dhe problematikat me të cilat ata përballen;
Me raporte për natyrën e ankesave të konsumatorëve dhe advokimin pranë instituicioneve politikbërëse dhe ligjzbatuese;
Me edukim e ndërgjegjësim konsumatori nëpërmjet mediave apo dhe “face to face”,
Me emisione televizive të dedikuara për edukim e ndërgjegjësim konsumatori, ku dhe do të publikohen në formë denoncimi dhe ankesat/denoncimet e konsumatorëve në rast që nuk gjendet zgjidhja e tyre.
Dhe e fundit në fjalën time, por jo për nga rëndësia dhe jo e fundit e aktiviteteve, në platformën alert.al, konsumatorët do të kenë mundësi të ndjekin online ankesën e tyre dhe në cilën fazë ndodhet ajo”.
Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve 08002626, është një mundësi për të gjithë qytetarët, që të adresojnë ankesat e shqetësimet e tyre, që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, produktet joushqimore, blerjet online, paketat e udhëtimeve, praktikat e padrejta tregtare, mashtrimet me produkte apo shërbime, për industrinë financiare bankare dhe jobankare e gjithçka tjetër si konsumator.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X