Ekonomia shqiptare do të rritet në nivelin 2.5% këtë vit. Parashikimin e bën Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila nuk i ndryshon pritshmëritë që kishte në fillim të vitit.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pret që rritja ekonomike këtë vit në Shqipëri të jetë 2.5%.
Raporti i fundit i publikuar këtë stinë, e mban të pandryshuar edhe parashikimin e bërë në pranverë.
BERZH parashikon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në këtë nivel, duke marrë parasysh dobësitë dhe perspektivat e partnerit kryesor tregtar të Shqipërisë, Italisë, dhe inflacionin ende të lartë të ushqimeve, i cili po gërryen të ardhurat e disponueshme.
Sipas institucionit, ekonomia e vendit tonë u rrit me 2.7% në tremujorin e parë 2023, e nxitur nga kërkesa më e dobët, megjithëse inflacioni ishte në rënie. Eksportet e mallrave u tkurrën djeshëm, për shkak të uljes së kërkesës së jashtme dhe mbiçmimit të fortë të lekut.
Edhe rajoni do të jetë në një trajektore të përafërt, me Malin e Zi dhe Kosovën që kryesojnë pritshmërinë me 3.5% dhe Bosnje Herzegovinën që e mbyll me 1.5%.
Ndërkohë, për vitin 2024, BERZH pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.3%.
Leave feedback about this