AIS, aplikacioni që do të diagnostikojë çrregullimet e shikimit te fëmijët.
Aktualitet

AIS, aplikacioni që do të diagnostikojë çrregullimet e shikimit te fëmijët.

Nje aplikacion per shikimin e femijeve te vegjel. Një aplikacion i bazuar në inteligjencën artificiale (Apollo Infant Sight, AIS) është zhvilluar dhe testuar me sukses dhe do të ndihmojë mjekët dhe prindërit të diagnostikojnë çrregullimet e shikimit te fëmijët e vegjël edhe nën 2 vjeç, duke dalluar me saktësi 16 çrregullime të ndryshme okulistike vetëm nëpërmjet studimit të shikimit të fëmijëve. Raportuar në Nature Medicine, studimi është bërë nga studiuesit kinezë në Universitetin Sun Yat-sen.Ekspertët regjistruan videot e 3652 fëmijëve kinezë të moshës 48 muajsh për të zhvilluar aplikacionin.Studiuesit kanë testuar këtë sistem dy herë, në një mjedis klinik dhe gjithashtu në shtëpi. AIS kapi fotografi të fëmijëve që shikonin video të ngjashme me filmat vizatimorë për të identifikuar problemet e shikimit.Ai dalloi me saktësi 16 çrregullime oftalmike te fëmijët duke analizuar tiparet e fytyrës, sjelljen e shikimit dhe lëvizjet e syve gjatë stimujve pamorë.Fëmijët e vegjël, veçanërisht të sapolindurit, nuk janë në gjendje t’i nënshtrohen testeve standarde të shikimit, duke e bërë të vështirë zbulimin e hershëm të ndonjë dëmtimi.Ekziston një nevojë urgjente për mjete të lehta për t’u përdorur për zbulimin e problemeve të shikimit te fëmijët e vegjël.Studiuesit mblodhën mbi 25 000 000 korniza video të 3 652 fëmijëve duke përdorur AIS. Validimi i sistemit u zhvillua në tri faza, në pesë klinika dhe në shtëpi.Në dy fazat e para, fëmijët e regjistruar në studim iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike nga stafi klinik dhe vullnetarët e trajnuar mblodhën video.Në fazën e tretë të studimit, ekspertët rekrutuan prindërit e një grupi fëmijësh në internet, për të vërtetuar përdorimin e aplikacionit në shtëpi.Prindërit, ndonëse jo ekspertë, i incizuan videot e fëmijëve me smartfonët e tyre duke ndjekur udhëzimet e aplikacionit AIS. Të gjithë fëmijët iu nënshtruan ekzaminimeve okulistike në një klinikë. AIS ka arritur vlera të larta të ndjeshmërisë dhe specifikës si kur përdoret nga oftalmologët ashtu edhe kur përdoret nga prindërit. Aplikacioni mund të ndihmojë në referimin në kohë të fëmijëve me dëmtim të shikimit te oftalmologët pediatër, të cilët mund të fillojnë trajtimin në kohë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X