Autoriteti Kombëtarë I Ushqimit ka bllokuar sot një sasi prej 20 ton kastravecë importi. Bllokimi I kësaj sasie perimesh ka ardh si rezultat i përmbajtjeve të pesticideve mbi normën e lejuar. Sasia prej 20 ton kastravecë importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi kanë rezultuar me përmbajtje të pesticideve mbi normën e lejuar. AKU është njoftuar nga vendi importuar në lidhje me sasinë e kastravecëve me përmbajtje të lartë pesticide. Pas këtij njoftimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmuesmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.
Aktualitet
AKU bllokon 20 ton kastraveca, shkak norma e lartë e pesticideve.
- November 20, 2023
- 0 Comments
- 108 Views
Leave feedback about this