Alarmi I KLSH,  probleme me Ilaçet për dializë e tumore,: Në QSUT, pacientët s’kanë marrë në kohë mjekimin
Aktualitet

Alarmi I KLSH,  probleme me Ilaçet për dializë e tumore,: Në QSUT, pacientët s’kanë marrë në kohë mjekimin

Probleme me sistemin e regjistrimit të pacientëve për shtrime e terapi ditore, probleme me pacientët dhe familjarët, mungesa ilacesh, konflikte me bluzat e bardha. Këto janë disa prej problematikave që hasim shpesh në repartin e onkologjikut në QSUT. Vetëm pacientët e onkologjikut dhe familjarët e tyre e kuptojnë më shumë mungesën e medikamenteve për tumore. “Ne llogarisim cdo moment, sepse e kemi shumë të rëndësishëm. Deri tani I kemi bërë terapinë jashtë vendit por si pasojë e anës financiare erdhëm ti ndjekim në shtet. Po edhe këtu ka shumë probleme. Mungesë të stërgjatura ilacesh,zëvëndësim medikamentesh dhe stergjatje të terapisë”, tha A. Hoxha një prej pacienteve të onkologjikut në QSUT. Sipas saj këto e shumë probleme të tjera “prodhon” cdo ditë spitali onkologjik.

Nga ankesat e shumta që dëgjojmë në korridoret e pavionit duket se pacientët e prekur nga sëmundje tumorale, dializa apo transplanti që marrin shërbim ambulator në QSUT nuk kanë marrë në kohë mjekimin që ju duhet.Ky është alarmi që e ka theksuar më së shumti kontrolli I bërë nga KLSH në këtë institucion spitalor.Sipas auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë faktuar se përgjatë vitit 2021-2022 në farmacinë e spitalit ka patur mungesë të barnave jetike për këto target grupë  pacientësh.

Në raport kontrollin e bërë, audituesit kanë monitoruar 13 barna, duke zbuluar se në disa periudha farmacia nuk ka patur medikamente pasi distributorët që kanë kontrata me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe QSUT, i kanë sjellë me vonesë në kohë.

“Referuar dokumentacionit të paraqitur si më sipër, furnizimet janë bërë nga 12 deri në 34 ditë me vonesë, në kundërshtim me recetat e lëshuar nga mjekët, ku barna të tillë për sëmundjet tumorale, dializë dhe transplant kanë një përsëritje fikse, çdo 10 ose 15 ditë.  Theksojmë se nuk bëhet fjalë 13 pacient, por për 13 barna, të domosdoshëm kur kurimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh”, thuhet në raportin e auditimit të KLSH.

Mungesa e ilaçeve është faktuar nga farmacistja e barnave të rimbursuara, e cila në mënyrë të vazhdueshme ka njoftuar me e-mail Pendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

“Importuesi nuk po furnizon farmacinë… .Theksojmë faktin se QSUNT, ka një numër pacientësh në pritje të barnave të lartpërmendura, të cilat janë të domosdoshëme për ecurinë e shëndetit të tyre”, tha farmacistja e barnave të rimbursuara.

Audituesit kanë referuar se nuk dihet numri i pacientëve të prekur nga këto vonesa në furnizmin me barna, pasi nga QSUT është konsideruar sekret shtetëror. Ata konkludojnë se dëmi shëndetësor është i pallogaritshëm, ndërsa i janë drejtuar institucioneve me këtë rekomandim.

“Nga drejtorët e përgjithshëm të QSUNT/FSDKSH-së, të merren masa për të rinegociuar kontratat/marrëveshjet në fuqi me importuesit farmaceutikë për të bërë amendimet përkatëse, me qëllim përcaktimin e stokut (rezervës) të nevojshme në farmaci referuar numrit të pacientëve që trajtohen dhe të pritshmit (pacientët e rinj), për të eliminuar riskun e mos disponibilitetit të përkohshëm të barit/barnave për pacientët ambulatorë (jo të hospitalizuar), për barnat që rimbursohen nga shteti”, thuhet në rekomandimin e KLSH.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se mungesa për disa barna ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.

TABELE 1

Barna për përdorim spitalor 2021-2022

Kodi                       bari                                                furnizim me vonesë

710/96           “Palbociclib 125 mg”                            18 ditë

631/335        “Infliximab 100 mg”                              27 ditë

662/237         “Erelzi 25 mg”                                       14 ditë

487/325     “Imatinib Accord 100 mg”                     30  ditë

732/92         “Ribociclib 200 mg”                              12 ditë

682/14        “Sorafenib 200 mg”                                12 ditë

776/191        “Enzalutamide 40 mg                          27 ditë

453/191        “Tacrolimus 1mg”                                9 ditë

605/441       “Sevelamer Carbonate 800 mg”       26 ditë

705/92         “Dabrafenib 75 mg”                           36 ditë

578/307         “Capecitabine 500mg”                     22 ditë

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X