Alarmi për bizneset në bregdet 90 ditë afat për impiantet e ujërave të zeza.  Gjoba deri në 2.7 mln Lekë dhe Task-Forcë e Posaçme për këtë ceshtje.
Aktualitet

Alarmi për bizneset në bregdet 90 ditë afat për impiantet e ujërave të zeza.  Gjoba deri në 2.7 mln Lekë dhe Task-Forcë e Posaçme për këtë ceshtje.

3 muaj u ka lënë afat qeveria të gjithë bizneseve që i shkarkojnë ujërat e zeza në det, liqen apo lumë, që të vendosin impiante për trajtimin e tyre.

Akti normativ i hyrë në fuqi këtë fillim viti, nuk lejon më përdorimin e gropave septike, por i detyron subjektet t’i zëvendësojnë ato me impiante ose sisteme individuale.

Mostrajtimi i ujërave të ndotura përmes impianteve parashikon gjoba të majme që nisin nga 1 500 000 Lekë në 2 650 000 Lekë.

Nëse subjektet nuk marrin masa akti normativ parashikon edhe heqje të licencës.

Po ashtu të gjithë pronarët e atyre objekteve që janë në zhvillim e sipër në zonat bregdetare do duhet të marrin masa për trajtimin e ujërave të ndotura përpara se të pajisen me certifikatë përdorimi.

Për monitorimin e detyrimeve që lindin nga ky akt është ngritur edhe një Task-Forcë e Posaçme që do ushtrojë kontrolle përgjatë gjithë vitit 2024.

Kjo masë vjen në një kohë kur pasuritë natyrore shqiptare po marrin përherë e më shumë vëmendje.

Më herët një raport AKM-së evidentoi se 9% e stacioneve të plazhit në Shqipëri kishin cilësi shumë të keqe uji për shkak të aktivitetit njerëzor dhe shkarkimit të ujërave urbane të pa trajtuara në to.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X