Bilanci i punës 11-mujore në Albsig duket që është mbyllur me sukses. Viti 2023 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme për kompaninë e Sigurimeve Albsig pjesë e Kastrati Group. Konkretisht Albsig mbyll 11 – mujorin e 2023 në nivel shumë të mirë duke ruajtur raportin e vullnetareve në nivelin 54.55 % me të lartin në treg dhe rritjen më të madhe me veten me 16.34 %.. Orientimi i konsumatorëve dhe tregut në tërësi drejt produkteve të sigurimit vullnetar, që në krye të herës ka qenë një prej pikave më të rëndësishme të strategjisë së kompanisë Albsig dhe rezultatet e të dhënave statistikore e japin mjaft mirë këtë hap të rëndësishëm që vetëm Albsig ka ndërmarrë. Sipas bilancit statistikorë të Buletinit të Autoritetit Mbikëqyrjes Financiare, Shoqëria e Sigurimeve Albsig, pjesë e Kastrati Group rënditet e dyta në treg me rritjen me të madhe me veten me 16.34 %, ndërkohe që vetë tregu i sigurimeve në këtë periudhë e ka rritjen 8.45%. Nuk mbetet me kaq, Albsig ndryshe nga të gjitha shoqëritë e tregut, sot ka raportin me të larte per produktet vullnetare 54.55 %, ndërkohë që vetë tregu e ka rritjen 33.69%. Sukseset e Albsig pasojnë njëra-tjetrën dhe për shumë produkte duket se kryeson tregun. Aktualisht, përveç rritjes në treg, shoqëria ka investuar jo vetëm në zgjerimin e gamës së produkteve dhe veçanërisht rritjen cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve, por dhe në zgjerimin e prezencës në treg përmes pikave të reja deri në skajet më të largëta të vendit. Krahas zgjerimit dhe modernizimit të shërbimeve në çdo pikë shitjeje, kompania ka investuar dhe në përmirësimin e shërbimeve online. “Albsig On” është platforma online e cila plotëson cdo nevoje të klientëve virtualë. “Bli Online” përmes web-it të Albsig dhe përfiton jo vetëm zbritje cmimesh por dhe bonuse e karten Med falas. Synimi i Albsig është ofrimi i zgjidhjeve të thjeshta, të cilat mund të përdoren lehtësisht nga klientët në çdo kohë, 24 orë në 7 ditë të javës. Duke analizuar të gjitha portofolet e produkteve që Albsig disponon duket se shumica prej tyre kryesojnë tregun e sigurimeve. Sipas statististikave te Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Shoqëria e Sigurimeve Albsig renditet e para në produktet si : Sigurim Kasko, Sigurim Përgjegjësie, Sigurim i Përgjegjësisë së Ndërtuesit dhe Sigurim i Garancive.
Vetëm në Albsig dëmet pezull me numrin më të vogël.
Albsig ka numrin më të vogël të dëmeve pezull (të papaguara) në 30.11.2023, çfarë e evidenton pagesën në kohë rekord të dëmeve. Dëmet në Albsig kanë një konceptim dhe shqyrtim ndryshe , cdo hap në këtë drejtim është në sherbim të klientit.Sigurimet përveçse një detyrim ligjor, janë një domosdoshmëri për të cilën të gjithë pronarët e automjeteve dhe ato të bizneseve duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përfitimet në raste aksidentesh apo dëmtimi të pronës. Sigurimet shikohen si një shërbim, i cili në të shumtën e rasteve ka pak gjasa që të përdoret, megjithatë garanton siguri të plotë për individët dhe bizneset. Si pjesë e strategjisë së ndërgjegjësimit, ALBSIG u vjen në ndihmë klientëve dhe të interesuarve me këshillim gjithëpërfshirës për të gjitha procedurat që kërkohen në raste dëmi dhe ofron asistencë të plotë e të gjithanshme për çdo rrethanë. Nga të dhënat rezulton se shumica e qytetarëve që pësojnë dëme shëndetësore, apo familjarët të cilët mund të kenë humbur të afërmit e tyre në aksidente, nuk i ndjekin vetë proceduarat, e cila në fakt do të ishte më e lehtë për ta, por kontaktohen apo kontaktojnë avokatë dhe i besojnë atyre ndjekjen e çështjes. Edhe pse problematike si çështje, ALBSIG i kushton një rëndësi të veçantë ndërtimit të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me vetë klientët dhe zgjidhjen e çështjeve pa nevojën e një pale të tretë. ALBSIG veçohet për numrin më të vogël të dëmeve pezull në treg. Aktualisht sot Albsig disponon numrin më të ulët të çështjeve te pazgjidhura. Janë 243 dosje dëmesh pezull që shumica prej tyre janë për probleme të lidhura me bashkitë apo institucionet e tjera shteterore. Albsig zë vetëm 3.21% të vlerë s së dëmeve të papaguara në 30.11.2023,çfarë evidenton që Albsig paguan në kohë rekord për të gjitha llojet e dëmeve.
Leave feedback about this