AMF: Sigurimet në Janar-Shtator, rritje afro 10%. “Të ardhurat kapën vlerën e mbi 17 milionë lekëve krahasuar me 2022”
Aktualitet

AMF: Sigurimet në Janar-Shtator, rritje afro 10%. “Të ardhurat kapën vlerën e mbi 17 milionë lekëve krahasuar me 2022”

Tregu i sigurimeve në vend ka patur zhvillime pozitive në 9-mujorin e parë të këtij viti sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Referuar këtij institucioni të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin Janar-Shtator 2023 kapën vlerën e mbi 17 milionë Lekëve ose 9.85% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Gjatë muajit Janar-Shtator 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në rreth 1,2 miliardë me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07%.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Gjithashtu në periudhën Janar-Shtator 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 4,918 milionë lekë ose 3.05% më shumë se në Janar-Shtator të 2022.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, AMF evidenton se në 9-mujorin e 2023, vihet re një rritje prej 19.17% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me një vit më parë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X