Tregu I sigurimeve këtë periudhë ka pasur një rritje të konsiderueshme, ku domunojne sigurimi I detyrueshëm I automjteve. Kjo e dhënë duket se na jep të kuptojmë që shqiptarët ende nuk janë edukuar për tu siguruar në mënyrë vullnetare por blejnë vetëm atë sigurim që ua kërkon shteti.
Bazuar në statistikat e buletinit të AMF tregu i sigurimeve ka vijuar të zgjerohet me 8.38% edhe për muajin Nëntor. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare flasin për një rritje me 10.84% të kontratave të reja, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut reflektoi një bazë të gjerë rritje për shumicën e klasave të sigurimit në tregjet e jetës dhe të Jo-Jetës.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, ai i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.04% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.96% të totalit të tregut.
Gjatë muajit Janar-Nëntor 2023, është shënuar edhe një rritje në masën 3.22% ose rreth 6,338 milionë Lekë dëme të paguara bruto në tregun e sigurimeve. Pagesat më të shpeshta kanë qënë për dëmet e sigurimeve motorike, dëmet nga zjarri dhe përgjegjësitë civile.
Ndërkohë në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, pati një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin Janar-Nëntor 2022.
Leave feedback about this