Apeli I Veliaj për qytetarët e Tiranës: Mos lini mobiliet e vjetra në mes të rrugës! Raportoni tek aplikacioni “Tirana ime”
Aktualitet

Apeli I Veliaj për qytetarët e Tiranës: Mos lini mobiliet e vjetra në mes të rrugës! Raportoni tek aplikacioni “Tirana ime”

Mobiliet e vjetra në focus të Bashkisë së Tiranës. Në shumë raste mobiljet e vjetra janë bërë problem jo vetëm për qarkullimin rrugor sidomos nëpër lagjet e kryeqytetit por janë bërë dhe burim infeksionesh për kafshët e rrugëve. Për të parandaluar këto problematika ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”.

“Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lemë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë.

Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët e trotuaret. Ju lutem, raportoni çdo rast tek Aplikacioni “Tirana Ime”.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X