Automjetet elektrike po pëlqehen çdo e ditë e më shumë nga qytetarët në mbarë botën. E njëjta gjë po ndodh edhe në vendin tonë ku referuar shifrave përgjatë muajve Janar-Tetor të bëra publike nga Dejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) rezulton se janë regjistruar 2517 mjete ose 82.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deri më tani flota e mjeteve totalisht elektrike ka shkuar në 5777.
Sipas të dhënave 16.6% e mjeteve me 0 kilometra të regjistruara për herë të parë janë all-electric. Edhe mjetet hybrid plug-in janë të pëlqyeshme për qytetarët, ku krahasuar me vitin e kaluar ka patur një shtim prej 75% të regjistrimit të tyre.
Impakti ambiental përllogaritet në 3.3 miliardë kg dioksid karboni më pak të lëshuara në atmosferë. Si rredhojë ka më shumë se 110 mijë pemë më të pastra. DPSHTRR informon gjithashtu se ka një rritje të tendencës për importin e mjeteve më të reja. 66.6% e automjeteve të regjistruara përgjatë periudhës Janar-Tetor janë Euro 5.
Në vitin 2020, për të favorizuar importin e mjeteve elektrike, Qeveria miratojnë heqjen e TVSH-së në dogana për mjetet e reja elektrike. Gjithashtu, tani janë shtuar stacionet e karikimit për këto mjete, sidomos në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit.
Vega Electric, pjesë e Vega Group, është një nga kompanitë pioniere dhe inovatore, e angazhuar në ndërtimin e stacioneve të karikimit për mjetet all-electric. Kompania ka ndërtuar mbi 50 pika të tilla në të gjithë Shqipërinë dhe projekton të ndërtojë edhe shumë të tjera për vitin e ardhshëm.
Leave feedback about this