Banka Botërore: Qeveria të bëjë të detyrueshme Sigurimin e Banesave.
Aktualitet

Banka Botërore: Qeveria të bëjë të detyrueshme Sigurimin e Banesave.

TIRANË- Publikohet manuali i Bankes Boterore, per nje zhvillim ekonomie te qendrueshem dhe te gjelber ne Shqiperi.  Ne manual i kërkohet Qeverisë Shqiptare të bëjë të detyrueshme sigurimin e banesave nga tërmetet taksimin e të vetëpunësuarëve dhe diversifikimin e sektorit energjetik në vend.  Sipas versionit fillestar të draftit, pagesa e detyruar do të variojë nga 15-25 euro për sigurim banese dhe kompensimi në rast dëmesh do të jetë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro. Deri më tani ka një vendim të përgjysmuar për sigurimin e detyrueshëm të banesave,  i cila prek vetëm një segment të tregut të pasurive të paluajtshme,  kryesisht ato banesa që janë ndërtuar por nuk janë shitur, ato që po ndërtohen apo do të ndërtohen, duke mos patur efekt prapaveprues për banesat ekzistuese dhe duke e lënë zbuluar këtë pjesë. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë, të miratuar pas tërmetit, i cili e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti për ato apartamente që ishin ende të pashitura nga ndërtuesit. Sipas vendimit “ndërtuesi/zhvilluesi/investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve”. Vendimi i qeverisë rregullon edhe tarifën vjetore të primit të sigurimit e cila nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit. Pra, për një banesë që kushton 100 mijë euro, primi i sigurimit nuk mund të jetë më pak se 100 euro, duke vendosur në këtë mënyrë një çmim dysheme poshtë të cilit kompanitë e sigurimit nuk mund të ofrojnë policat e sigurimit. Po një tjetër mangësi e vendimit në fuqi, është se nuk përcakton se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, pasi kontrata me ndërtuesin të ketë përfunduar.  Mesa duket ligji i ri, do të synojë të ndërhyjë në këtë pikë dhe në ato banesa ekzistuese që nuk janë përdorur për kredi hipotekore, pasi për ato të cilat janë objekt kredie, sigurimi është i detyrueshëm. Ky është programi i parë i BB-së për Shqipërinë në këtë drejtim që vjen me një fond 120 mln dollarë. Të gjitha pikat që sugjerojnë ekspertët e Bankës parashikohet të sjellin rritje të vendeve të punës, përmirësim të kapitalit njerëzor dhe përballueshmëri më të madhe të ndërtesave ndaj katastrofave natyrore, së bashku me disa tema të tjera ndërsektoriale të qeverisjes dhe transformimit digjital,Ne tre shtylla kryesore BB i sugjeron qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore që ta fokusojnë programin e zhvillimit.Shtylla e  pare është forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit qeveritar dhe familjar, forcimin e mobilizimit të të ardhurave, duke përfshirë rritjen e numrit të të vetëpunësuarve që paguajnë taksa, monitorimin dhe zbutjen e rrezikut fiskal të fatkeqësive dhe rritja e efektivitetit të ndihmës për individët me aftësi e kufizuar. Në këtë pikë, Banka kërkon miratimin e një ligji që do të bëjë të detyrueshëm sigurimin e pronës rezidenciale, pra banesave. Po ashtu kërkohet dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për PPP-të dhe procesin e prokurimeve publikeShtylla e dytë është ajo e forcimit të tregut energjetik dhe diversifikimin me burime të tjera të rinovueshme dhe përfundimin e projektit të Bursës. Aty thuhet që të gjithë aplikimet në prokurimet publike duhet të përmbushin zotimin e eficiencës energjetike.

E treta është mbrojtja e mjedisit që përforcon qëndrueshmërinë mjedisore dhe një ekonomi më të gjelbër, ku ndotja nga qeset plastike është shumë e lartë. Shqipëria do të prezantojë një ligj për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) që të inkurajojë tranzicionin drejt një ekonomie më qarkulluese. Eventualisht Shqipëria do të vendosë dhe taksën e karbonit dhe qymyrit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X