Bëjnë kthesë infeksionet respiratore në vend
Aktualitet

Bëjnë kthesë infeksionet respiratore në vend

Nis rritja e kurbës së gripit dhe virozave

Pas disa javë rënie virozat dhe gripi kanë bërë kthesë duke rritur kurbën e infektimeve. Këtë javë në vend janë identifikuar 14 mijë raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Sipas raportimeve nga qendrat shëndetësore, grupmosha më e prekur vijojnë të jetë ajo pediatrike si dhe mosha e tretë.

Nga 36 bashki në vend të cilat kanë raportuar të dhënat, 11 prej tyre kanë njohur rritje të infeksioneve respiratore. Bashkitë ku gripi dhe infeksionet nuk po ikin, janë Dibra, Elbasani, Peqini, Berati, Malësia e Madhe, Kukësi, Tropoja, Vlora, Delvina, Fieri, Lushnja.

Sezoni i gripit pritet të zgjasë deri në fund të Marsit dhe sipas mjekëve agresivitetii tij ende nuk është ulur duke u shoqëruar me disa ditë me temperatuarë të lartë dhe kollë që zgjat për një kohë të gjatë.

Bluzat e bardha rekomandojnë të shmanget përdorimi pa kriter i antibiotikëve, pasi gripi nuk shërohet me medikamente, vetëm në rasteve kur ka prekje të bronkeve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X