Blog
Aktualitet

Dalin  listat e 1813 maturantëve që garojnë në Degën e Mjekësisë.

Publikohen listat e të rinjve që kanë zgjedhur të konkurrojnë në degën e Mjekësisë. Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërkohë që të rinjtë duhet të firmosin para se të hyjnë në testimin e pranimit i cili zhvillohet ne 10-20 Gusht Maturantët të cilët kanë zgjedhur degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitetin publik […]

Read More
Aktualitet

Qeveria “shtetëzon” sigurimin nga tërmeti; vjen “taksa” e radhës mbi pronën.

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Projektligji parashikon detyrimin për të siguruar të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nga detyrimi për tu siguruar do të përjashtohen vetëm ndërtesat të cilat përbëhen […]

Read More
Aktualitet

“Mbi 6 mijë substanca të dëmshme çlirohen nga tymi i cigares”/ Ekspertja: Produktet pa tym, një formë më pak e dëmshme e konsumit të nikotinës

Pirja e duhanit është një problem global që prek rreth një miliard duhanpirës, ​​por dhe një numër të madh të jo-duhanpirësve që janë pranë tyre. Të gjitha të dhënat relevante tregojnë se pirja e cigares është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me vdekshmërinë në vendet e zhvilluara, përkatësisht sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Lënia e plotë e cigares është alternativa më e mirë, por pavarësisht ndërgjegjësimit për ndikimin e dëmshëm që ky zakon i keq ka në shëndetin e duhanpirësve dhe mjedisin rreth tyre, një numër i madh njerëzish ende nuk e lënë konsumin e cigares për arsye të ndryshme. Koncepti i reduktimit të dëmit nga përdorimi i duhanit është shfaqur si një qasje që mund të ndihmojë në uljen e efekteve të dëmshme të përdorimit të cigares dhe është në përputhje me aktivitetet promovuese të shëndetit publik. Koncepti është rezultat i një qasjeje pragmatike dhe racionale, bazuar në logjikën që nëse një fenomen si varësia ndaj duhanit nuk mund të parandalohet për shkak se individët nuk e lënë cigaren, atëherë është e nevojshme të kërkohen zgjidhje alternative që do të zvogëlojnë efektet negative. Duke pasur parasysh faktin se lënia e cigares është shumë e vështirë pavarësisht rritjes së çmimeve dhe masave të tjera kufizuese, shumë vende po i drejtohen një strategjie për reduktimin e dëmit të duhanit. Aplikimi i konceptit të reduktimit të dëmit nga duhani po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga ekspertët shëndetësore si një zgjidhje e ndërmjetme, pikërisht në rastet kur eliminimi i plotë nuk është i mundur. Ky është mendimi i Alexandra Gjordjieva, praktikante në klinikën e kardiologjisë në Shkup dhe kryetare e “Shoqatës së Mjekëve”, e cila beson se ata duhanpirës që nuk munden apo nuk duan ta lënë duhanin, duhet të kenë informacion të saktë për alternativat, dhe bazuar në ato informacione, të mund të marrin më lehtë vendimin për të kaluar në një formë më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës. “Për ata duhanpirës që nuk mund ta lënë plotësisht zakonin e pirjes së duhanit dhe që kanë një përvojë shumë të gjatë duhanpirëse, ekziston koncepti i reduktimit të dëmit. Kur flasim konkretisht për pirjen e cigares, kjo nënkupton njëfarë zëvendësimi të dhënies së nikotinës, e cila në fakt shkakton varësinë. Në SHBA tashmë ka produkte të tilla pa tym, të cilat e ngrohin duhanin në vend që ta djegin atë. Pajisjet ngrohëse bazohen në teknologjinë e ngrohjes së kontrolluar dhe nuk krijojnë tym dhe katran, por aerosol, i cili ndryshe nga tymi i cigares, përmban dukeshëm nivele më të ulëta të substancave të dëmshme”, tha Gjordjieva. Sipas saj, nikotina krijon varësi, por nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin. “Ngjashmëria midis këtyre produkteve pa tym dhe cigareve është se shumica e tyre përmbajnë nikotinë, e cila nuk është pa rrezik dhe është arsyeja kryesore që njerëzit pinë duhan. Por nga ana tjetër, nikotina nuk është shkaku kryesor që krijon sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Në fakt, shumë substanca shoqëruese që gjenden në tymin e cigares janë përgjegjëse për zhvillimin e shumë sëmundjeve. Janë mbi gjashtë mijë substanca që çlirohen nga tymi i cigares dhe që kanë një efekt të dëmshëm, ndryshe nga produktet pa tym ku procesi i djegies eliminohet plotësisht”, shtoi ajo.

Read More
Aktualitet

Qeveria, ligj për sigurim të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Ka ndëshkime nëse nuk e paguajmë!

Qeveria ka bërë gati një projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, i cili kërkon që bizneset dhe qytetarët të detyrohen të blejnë polica të sigurimit të detyrueshëm për pronat e tyre të paluajtshme. Ligji që është bërë publik, vjen pas tërmeteve të vitit 2019, kohë kur Edi Rama foli ashpër për mospasjen […]

Read More
Aktualitet

Parandalimi i zjarreve, mënyra më efikase për të shmangur dëmet dhe rrezikun për jetën

Ndërsa moti dhe aktivitetet njerëzore ndryshojnë me stinët e vitit, kështu ndryshon edhe incidenca, shkaqet dhe ashpërsia e zjarreve që jo pak herë janë bërë faktor për dëme fatale. Moti i ftohtë i vjeshtës dhe dimrit rrit aktivitetet e brendshme dhe nevojën për ngrohje, me pranverën dhe më pas stinën e verës që sjell kulmin […]

Read More
Aktualitet

Mes tyre ka edhe shqiptarë, qeveria britanike zhvendos azilkërkuesit në një zonë ushtarake

Britania filloi të zhvendosë sot disa emigrantë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore, si pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla. Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të […]

Read More
Aktualitet

Trendet apo këshillat nga TikTok-u që mund t’ju dëmtojnë shëndetin, paralajmërojnë mjekët: Pavarësisht se çfarë thonë influencuesit mos e përdorni këtë produkt  

Vaji i kastorit është një lloj vaji vegjetal që përdoret tradicionalisht për të trajtuar ose përkujdesur për shumë pjesë të trupit, si infeksionet e lëkurës etj. Madje është një përbërës i zakonshëm i disa pikave të syve pa recetë. Por së fundmi mjekët kanë lëshuar një paralajmërim për të mos përdorur vajin e kastorit si […]

Read More
Aktualitet

Pensionet e shqiptarëve në Greqi/ Ekspertja: Ja kategoritë që kanë problem.

Një  kategori punonjë sit shqipë tare do të  kenë  probleme me pensionet në  Greqi. Kë të  lajm e bë jnë  publike ekspertë t e fushë s. Ata udhë zojnë  dhë  bë jnë  me dije se personat që  jetojnë  punojnë  e kanë  ble edhe ship në  Greqi nuk do të  kenë  probleme me pensionet. Anila Rezhda, […]

Read More
Aktualitet

Rritja e popullsisë dhe ndryshimi i klimës, a mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale për sigurimin e ushqimit?

Për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës ne do të kemi në të ardhmen nevojë për bimë rezistente. Si mund të ndihmojë inteligjenca artificiale për këtë? Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërkon pak ujë, apo patate që përballojnë sëmundjet apo insektet. Prodhimi i ushqimit e rëndon shumë ambientin. Përveç […]

Read More
Aktualitet

Njihen pensionet me Italinë, përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë 

Emigrantët shqiptarë  që  kane punuar me pare per vite në  Itali por edhe ato që  jane ne prag pensioni do kenë  mundësi t’a gëzojnë  atë . Pensionet në  itali do të  njihen nga shteti, përfitojnë  rreth 500 mijë  shqiptarë . Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Rreth 500 mijë shqiptarë që […]

Read More
X