Dallimet e qyteteve sipas INSTAT: Gjirokastra më punëtore, Lezha më e papunë.
Aktualitet

Dallimet e qyteteve sipas INSTAT: Gjirokastra më punëtore, Lezha më e papunë.

Instituti i Statistikave  ka analizuar cdo qark te vendit dhe jo vetem kaq por,ka nxjerr në pah dhe problematikat ne cdo rreth. Harta gjeografike e analizimit te problematikave e te mirave ka nisur me qytetin e Durresit. Nëse do të shkoni në Durrës do të përballeni shpesh me trafik dhe rrugë të mbushura me automjete, pasi Durrësi  rezulton të jetë me numrin më të lartë të auto-veturave për pasagjerë me 279, për 1.000 banorë. Kjo analize statistikore ka nxjerr ne pah dhe problematiken e trafikut pasi numri I larte I makinave penalizon rrjetin e trafikut. Ndersa gjirokastritet duket se kane perparuar. Nga hulumtimet e bera nga INSTAT,njerëzit më punëtorë duket se janë në Gjirokastër, sepse eshte identifikuar si qyteti qe ka shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës me 68,8 %, për popullsinë mbi 15vjeç. E kundërta e Gjirokastres është qyteti i Lezhes, kjo per faktin se ka shkallën më të lartë të papunësisë në rang vendi me 22,6 %. Persa I perket aspekteve ligjore sipas hulumtimeve te INSTAT ligji duket se gjen zbatim më mirë në Shkodër pasi këtu regjistrohet norma më të ulët e të pandehurve me 33,3 për 10 mijë banorë. Nderkaq persa I perket qytetit te Dibres kjo e fundit mban stafetën e numrit më të lartë të lindjeve për grua në shkallë vendi. Ndërsa qyteti I Kukësi nga hulumtimet e INSTAT ka nxjerr ne pah se numëron më shumë lindje se fatalitete. Dhe kjo gje eshte per tu pergezuar nga keto dy qytete. Persa I perket Tiranes, kryeqytetit tone e shohim se ka nje problematike shume te madhe me menaxhimin e mbetjeve. Nga hulumtimet e INSTAT del se Tirana ka përqindjen më të ulët të mbetjeve të pamenaxhuara me 5.399 tonë. Ndersa sipas analizave te INSTAT qyteti i Vlores është qarku me shkallën më të lartë të të regjistruarve në arsimin e mesëm privat kundrejt të regjistruarve në arsimin e mesëm me 19,4 %.Kurse Berati ka prodhimi e rrushit më të lartë se kudo, me 17 mijë ton prodhim në vit, ndërsa Elbasani është qarku i dytë nga sipërfaqja e mbjellë me bimë të arave. Ndersa qarku Fier rezulton me numrin më të lartë të gjedhëve me 58.000 krerë

E ndërsa Korça e njohur për mollët, ka mbajtur stafeten sepse ka volumin më të lartë të prodhimit të pemëve frutore me 89,7 mijë tonë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X