Duhanpirja dhe droga, shqetësimi i oficerëve të shkollave: Prania e forcave të rendit do të rrisë sigurinë
Aktualitet

Duhanpirja dhe droga, shqetësimi i oficerëve të shkollave: Prania e forcave të rendit do të rrisë sigurinë

Duhanpirja dhe tendenca në rritje e adoleshentëve drejt drogës janë shqetësimet e përditshme me të cilat hasen oficerët e sigurisë në shkolla. Ata thonë se nxënësit e klasave të 10-ta janë më të rrezikuarit.

“Ata kanë pjesën për të rënë në sy, për t’u bërë pjesë e një grupi dhe mund të kenë tendenca në përdorimin e duhanit apo substancave. Tek djemtë është bërë si një trend i tyre për t’u bërë pjesë e shoqërisë, por nuk mund të mënjanojmë edhe vajzat”, thotëoficerja e sigurisë, Xhesika Gremi.

Së fundmi prania edhe e forcave blu pranë shkollave thonë oficerët e sigurisë do ndihmojë në parandalimin e këtyre veseve.

“Këtë vit kemi pasur paketën e sigurisë kombëtare dhe për ne si oficer sigurie është një benefit shumë i madh, sepse problematikat fillojnë nga jashtë perimetrit të shkollës.”

Për këtë oficerët e sigurisë kërkojnë edhe bashkëpunimin e prindërve.

“Prindërit duhet të bashkëpunojnë akoma më shumë për përdorimin e substancave në pjesën e pasdites, tek lokalet, duhet të kemi një kujdes të shtuar, të kemi një komunikim edhe përtej orarit zyrtar.”

Bullizmi, konfliktet verbale që shpesh pikënisjen e kanë në rrjetet sociale janë po ashtu shqetësuese tek adoleshentët.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X