Edukimi financiar për tregjet nën mbikëqyrje, AMF bashkëpunon me grupin Intesa Sanpaolo
Ekonomi

Edukimi financiar për tregjet nën mbikëqyrje, AMF bashkëpunon me grupin Intesa Sanpaolo

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo, z. Gian Maria Gros-Pietro. Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në funksion të nismave për edukimin financiar, hapësirat për ofrimin e shërbimeve dhe alternativave të reja të investimit për klientët, si edhe tendencat e fundit të tregjeve financiare duke shfrytëzuar inovacionin dhe teknologjinë.

Z. Mete u shpreh se krizat e njëpasnjëshme të viteve të fundit kanë shtuar nevojën për të ridimensionuar jo vetëm shoqëritë që operojnë në tregjet financiare, por edhe Autoritetet rregullatore. Edhe pse në përgjithësi tregjet financiare jobankare kanë shfaqur qëndrueshmëri ndaj ndikimeve të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, Autoriteti po vijon të monitorojë në vijimësi zhvillimet në këto tregje.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së u ndal te rëndësia e rritjes së edukimit financiar dhe nxitjes së përfshirjes financiare. Në këtë kuadër, eksperienca e grupit Intesa Sanpaolo mund të jetë një vlerë e shtuar për një avancim cilësor të edukimit financiar në Shqipëri.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo, z. Gian Maria Gros-Pietro parashtroi disa nga objektivat e grupit Intesa Sanpaolo për një përfshirje më të gjerë në Shqipëri, përmes ofrimit të shërbimeve të reja për klientët. Ai theksoi se nismat për edukimin financiar dhe rritjen e përfshirjes sociale kanë qënë në fokus të grupit Intesa Sanpaolo, i cili ka një eksperiencë të zgjeruar në përdorimin e teknologjisë dhe metodave të avancuara në këtë drejtim. Z. Gros-Pietro shprehu angazhim për të bashkëpunuar dhe ofruar ekspertizën e grupit në funksion të rritjes së njohurive për tregjet financiare edhe në Shqipëri.

Përfaqësuesit e grupit Intesa Sanpaolo vlerësuan rolin e Autoritetit në drejtim të modernizimit të kuadrit ligjor të tregjeve nën mbikëqyrje dhe përafrimit me direktivat evropiane, gjë që ka mundësuar zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve që operatorët e tregut mund t’u ofrojnë klientëve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X