Rreth 70% e të rinjve shqiptarë, përkatësisht nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme te tyren në shtëpitë ku jetojnë. Ky lajm wshtw bwrw me dije nga statistikat e studiuara me imtesi rreth ketij detaji nga Eurostat. Sipas statistikave të Eurostat, te rinjte shqiptare te moshave 15 deri 29 vjec janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara bashke me prindrit dhe jo vetem. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç. Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%. Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia. Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.
Aktualitet
Eurostat: 70 % e të rinjve skane nje dhome personale, flenë në kuzhinë
- June 7, 2023
- 0 Comments
- 109 Views
Leave feedback about this