Fëmija u dhunua në kopsht nga edukatorja, përfundoi në spital me këmbë të thyer, qytetarët dalin sot në protestë: Nuk është hera e para, të merren masa
Aktualitet

Fëmija u dhunua në kopsht nga edukatorja, përfundoi në spital me këmbë të thyer, qytetarët dalin sot në protestë: Nuk është hera e para, të merren masa

Një ditë pas publikimit të lajmit se edukatorja e një kopshti në Tiranë ka dhunuar një vajzë të vogël 3-vjeçare, qytetarët kanë paralajmëruar sot një protestë në orën 16:00.

Protesta do të zhvillohet përpara kopshtit, në lagjen Ali Demi, prapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e para që në këtë institucion arsimor për fëmijët ushtrohet dhunë. Ata shprehen të habitur sesi vazhdohet të punohet me të njëjtin staf, duke mos u marrë asnjë masë.

DENONCIMI

Rasti është denoncuar nga prindërit, të cilët kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën e tyre, të cilën e gjetën me këmbë të thyer, të mërkurën e 1 Nëntorit.

Në rrëfimin e tyre për ‘Stop’, ata tregojnë se fillimisht u lajmëruan nga kopështi se vajza e tyre kishte lënduar këmbën dhe se diçka mund ta kishte pickuar.

Në fakt ky lëndim, sipas mjekëve nuk mund të ishte një pickim, por veçse një thyerje e shkallës së rëndë, e cila kishte nevojë për ndërhyrje.

Nuk dihen rrethanat në të cilat 3-vjeçarja mund të ketë thyer këmbën, por në pamjet filmike të marra nga mjediset e kopshtit, shihet qartë ndërsa dhunohet nga edukatorja e saj.

Përtej situatës së krijuar, dyshimet nga ekspertë të fushës hidhen se rasti në fjalë mund të jetë tentuar të mbulohet nga mjekësia ligjore, dhe nga Komisariati i Policisë Gjyqësore, të cilat nuk kanë vepruar siç e parashikon ligji për rastin në fjalë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X