Kjo e premte ka kulmuar me nje fluks te shtuar të trafikut në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Një numër I madh qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë është vënë re këtë të premte në pikën kufitare të Morinës.Mesa duket nje pjese e mire e vellezerve tane kosovare kane shfrytezuar diten e pushimit te festes se pavarsise per ta festuar ne Tirane. Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës se sotme edhe pse ka qene nen masat e rrepta per ta kaluar sa me mire kete feste. Nderkaq policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.
Aktualitet
Fluks trafiku ne Morinë, qytetarët nga Kosova vijnë në Shqipëri për të festuar pavarësinë
- February 17, 2023
- 0 Comments
- 129 Views
Leave feedback about this