Prej javësh mjekët pediatër po përballen me fluks të shtuar vizitash në poliklinikat e vendit. Problemet shëndetësore për të cilat kërkohet konsultë me mjekun janë të shumta, por kolla është ajo që predominon tek të vegjlit, ndërsa në çerdhe dhe kopshte po qarkullon dhe lia e dhenve.
“Vazhdojnë të jenë të shtuara në këtë periudhë, qoftë problemet e veshit, bajamet e qelbëzuara, problemet e laringiteve, shohim shumë fëmijë që vijnë tek ne me kollë të thatë që mezi ikën, pjesa më e madhe e pacientëve që vijnë tek problem kryesorë është kolla. Janë prezente, bronshitet, bronkopneumonive ndonjëherë dhe format e pneumonive, ka një rikthim të varicelës, në çerdhe kopshte”,-tha Sonila Brati, pediatre.
Foshnjat dhe fëmijët që frekuentojnë çerdhet e kopshtet janë më të prekur nga virozat e stinës.
“Mosha më e prekur janë bebet e vogla, që vijnë tek ne shpesh dhe bëjnë bronkolite , të paktën nga mosha 0-7 vjeç janë ato që vijnë më shumë dhe paraqesin simptoma dhe për fat të keq rikthehen disa herë, ndonjëherë dhe më rëndë” ,-tha Brati.
Mjekët pediatër, thonë se prindërit shpesh tentojnë ti çojnë fëmijët në çerdhe kopshte , apo mjedise me lodra edhe kur I kanë të sëmurë. Ky veprim jo vetëm që rëndon situatën e fëmijëve të sëmurë por njëkohësisht bëhet shkak për përhapjen e sëmundjes.
“Një fëmijë që nuk ndihet mirë, që është i lodhur, ka mungesë oreksi, kollë, një ditë temperaturë, është mirë të mbahet në shtëpi 2 apo 3 ditë, në momentin që shkon në çerdhe apo kopsht dhe për të marrë një virozë dhe për ta kthyer gjendjen më të agravuar është mundësia më e madhe dhe ne kthehemi në rrethin vicioz që sëmuret njëri dhe sëmuren të gjithë, ndonjëherë tentojnë ti çojnë në çerdhe kur I kanë me mjekim. Kjo është gjëja e gabuar që bëjnë.”
Epidemiologët, bëjnë me dije se aktualisht ka nisur qarkullimi i gripit sezonal, e paralel me të janë një sërë virozash që po prekin të vegjlit si dhe Coivd-19.
Leave feedback about this