Gjoba për këmbësorët dhe çiklistët/ Policia Rrugore bën thirrje për respektimin e rregullave
Aktualitet

Gjoba për këmbësorët dhe çiklistët/ Policia Rrugore bën thirrje për respektimin e rregullave

Policia Rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve për kalime të parregullta në rrugë. Ditët e fundit janë aplikuar gjoba për këmbësorët të cilët kanë kaluar në mes të rrugës, pra jo në vendet e përcaktuara për këmbësorët.

Së fundmi, policia ka kapur në kamera shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të patinave elektrike.

Policia Rrugore vijon apelin për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e patinave elektrike që të përdorin vendkalimet e dedikuara.

Njoftimi i policisë:

Vëmendje të gjithë përdoruesve te rrugës!

Ne si Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës jemi përkushtuar për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugëve. Së fundmi, kemi kapur në kamera shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të patinave elektrike.

Kujdes! Të mos kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve. Është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe rrezik për jetën tuaj dhe të të tjerëve.

Çiklistët dhe përdoruesit e patinave elektrike: Ju lutemi përdorni vendkalimet tuaja të dedikuara. Kjo ndihmon në mbajtjen e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë.

Ne do të jemi të vendosur dhe strikt ndaj çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit. Siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve!

Ndajeni këtë mesazh për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz rreth rëndësisë së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X