Gripi i Syrit, Mjekët:Mostrajtimi në kohë dëmton sytë.
Shendetesi

Gripi i Syrit, Mjekët:Mostrajtimi në kohë dëmton sytë.

Virozat kanë “plasur” kudo, tashme kane prekur dhe sytë. Ankesat për virozat e stines se ftohte te dimrit kane pllakosur dhe shendetin e syve ne popullate. Acarimi i motit ka risjell dhe gripin e syve serish ne komunitet. Stina e ftohtë ka rikthyer në vend edhe gripin e syrit. Ky virus është ngjitës, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes, pasi mungesa e trajtimit rrezikon syrin. “Kam ardhur te vizitoj vajzen sepse ka probleme me syte. Ka skuqje te syve dhe lotim te here pas hereshem. Ne fillim e injorova si fakt por pas tre diteve pash ne syte e vajzes sime se ishte dicka serioze”, tregon per virusin e syve Majlinda Deda, te cilen e takuam prane mjekut okulist duke vizituar vajzen. Mjeket okuliste theksojne se kohet e fundit eshte rritur shume numri I vizitave te pacienteve gjate nje dite nga gripi i syve. Konjuktiviti adenoviral ose gripi i syrit siç njihet ndryshe është shfaqur sërish në popullatë. Mjeku okulist Rubin Topi shprehet se rastet janë të shpeshta, duke treguar edhe lidhjen që gripi i syrit ka me virozat stinore. Okulisti ngre alarmin edhe për mostrajtimin në kohë të konjuktivit adenoviral.

Shenjat kryesore te gripit te syve janë:

· Skuqje e të bardhës së syrit
· Enjtje e kapakëve të syrit apo konjuktivës
· Lotim i vazhdueshëm i shtuar
· Shqetësim nga drita
· Ndjesi e një trupi të huaj në sy apo ndjesi për ta fërkuar syrin
· Kruarje, irritim apo djegie e syrit
· Krusta në kapakët e syrit apo qerpikë
· Personat që përdorin lente kontakti nuk mund t’i mbajnë ato pasi nuk ndihen mirë

Pavarësisht se rastet janë shtuar, mjekët thonë se situata nuk i ngjan asaj të vitit 2019, ku konjuktivitit adenoviral rrezikoi të kthehej në epidemik, megjithatë specialistët bëjnë thirrje për higjienë maksimale, pasi kjo virozë është ngjitëse.

Si parandalohet gripi i syve:

· Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë dhe sapun, dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.
· Kontrolloni nëse keni dikë me këtë sëmundje, lani duart menjëherë pas kontaktit me të, dezinfektoni me produkte që përmbajnë klor sipërfaqet e prekura prej tij apo lani menjëherë me ujë të nxehtë dhe dezinfektantë sendet apo veshjet e prekura prej tij.
· Mos prekni sytë dhe mos i fërkoni ato kur jeni të sëmurë me këtë infeksion. Fërkimi i syrit përkeqëson gjendjen dhe e përhap atë edhe në syrin tjetër.
· Mënjanoni përdorimin e sendeve personale si peshqirët, këllëfët e jastëkëve apo çarçafët dhe batanijet, produktet kozmetike sidomos ato që përdoren për sytë, syzet etj.
· Mos përdorni lente kontakti kur keni shenja të këtij infeksioni derisa t’u thotë mjeku.
· Mos përdorni të njëjtin produkt (medikamentet në pika apo pomadat) për syrin e shëndetshëm. Pra, kur mjekoni syrin e sëmurë, për të vendosur pikat ose pomadën tek syri tjetër lani mirë duart dhe përdorni një pomade apo solucion tjetër, pavarësisht se lloji i produktit është i njëjtë.
· Pastroni mjediset publike dhe ato spitalore me dezinfektantë që përmbajnë klor, dhe kjo të kryhet vazhdimisht. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X