Gripi: Kur duhet ta bëjmë vaksinën? Dhe ku ndryshon gripi nga ftohja e zakonshme
Aktualitet

Gripi: Kur duhet ta bëjmë vaksinën? Dhe ku ndryshon gripi nga ftohja e zakonshme

Ekspertët thonë se është shumë herët për të marrë vaksinën e gripit sezonal në shtator, pasi duam që ai të na mbrojë gjatë gjithë dimrit. Koha më e mirë për vaksinimin është pak para se rastet e gripit të fillojnë të shtohen.

Problemi në këtë rast është se është e vështirë të parashikohet saktësisht se kur do të ndodhë kjo sepse ndryshon nga viti në vit.

Pandemia e Covid-19 gjithashtu “ndërpreu” sezonin e gripit, duke vonuar fillimin e tij dhe duke ulur ndjeshëm përhapjen e virusit të gripit nga viti 2020 në 2022, raporton noa.al.

Sezoni i gripit sezonal filloi të normalizohej vitin e kaluar, tha Deepta Bhattacharya, profesoreshë e imunobiologjisë në Universitetin e Arizonës, SHBA, citon noa.al. Këtë vit CDC ka caktuar datën 5 tetor si fillimin e sezonit të mbikëqyrjes së gripit.

Ekspertët thonë se shumica e njerëzve duhet të vaksinohen nga mesi i shtatorit deri në fund të tetorit, dhe CDC këshillon që vaksinimi të bëhet më së voni deri në fund të tetorit.

Si ndryshon gripi nga ftohja e zakonshme?

Ftohja e zakonshme shkaktohet nga viruse të tjera përveç viruseve të gripit. Simptomat e saj zakonisht janë më të lehta, të kufizuara në rrugët e sipërme të frymëmarrjes (rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje të fytit), që zgjasin më pak, ndërsa ndërlikimet ndodhin rrallë.

Në të kundërt, gripi mund të shkaktojë sëmundje serioze dhe komplikime që ndonjëherë mund të jenë fatale për disa njerëz, siç janë njerëzit me sëmundje kronike.

Cilat janë ndërlikimet e gripit?

Gripi mund të shkaktojë sëmundje të lehta deri në të rënda dhe ndonjëherë mund të çojë në vdekje. Shumica e njerëzve të shëndetshëm e kalojnë gripin pa komplikime, por disa njerëz në grupet me rrezik të lartë janë në rrezik më të madh për komplikime serioze nga gripi.

Disa nga këto komplikime, janë pneumonia nga vetë virusi i gripit ose nga mikrobet, kryesisht pneumokoku, dehidrimi, sulmet e astmës tek personat që vuajnë nga astma bronkiale, përkeqësimi i bronkitit kronik, përkeqësimi i insuficiencës kardiake apo diabeti. Fëmijët gjithashtu mund të përjetojnë sinusit dhe otitis media. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X