Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në Universitete. Në total janë regjistruar 15,700 kandidatë. Edhe këtë vit në të gjitha universitetet degët e Mjekësisë sidomos Infermieria ka qenë dega më e preferuar nga të rinjtë. Drejtori i Rrjetit Akademik Arjan Xhelaj thotë se në ruandin e parë regjistrimet më të shumta janë në universitete publike. “Kemi pasur rreth 80% të regjistrimeve, i jemi afruar shifrës 16 mijë maturantë të regjistruar. Ndarja për momentin, 70% në universitete publike dhe 30% në universitete private.” Sipas Xhelajt oferta akademike vijon të orientohet nga preferencat e maturantëve. “Degët e preferuara kanë qenë ato të lidhura me shëndetin, mjekësia, stomatologjia, infermieria, por edhe degë si mamia apo fizioterapia. Një pjesë e tyre është rezervuar, te Infermieria kemi vetëm dy kuota. Kërkohen shumë profesionistë të fushës së shëndetit, prandaj dhe studentët orientohen drejt këtyre degëve.” Universitetet tashmë kanë shpallur kuotat e lira për raundin e dytë. Ndërsa maturantët kanë mundësinë që deri më 13 Shtator të çregjistrohen nëse duan të garojnë sërish për një degë tjetër. Aplikimi për raundin e dytë do të bëhet në datat 15-17 Shtator.
Aktualitet
“Infermieria, dega më e preferuar”, regjistrohen 16 mijë studentë në universitete
- September 12, 2023
- 0 Comments
- 105 Views
Leave feedback about this