Të gjithë ne mund të gjejmë mënyrën për të ndërvepruar së bashku e të ndërtojmë komunitete gjithëpërfshirëse. Në javën ndërkombëtare të njerëzve që nuk dëgjojnë, ky mesazh u përforcua edhe më shumë me buzëqeshjen dhe kuriozitetin e brezit të parë të adoleshentëve që po vijojnë shkollën e mesme në Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë. “Unë kam vazhduar edhe 9-vjeçaren këtu në institut dhe u gëzova shumë kur u hap mundësia që të vazhdoja edhe gjimnazin, më pëlqen shumë lënda e TIK dhe kam talent edhe në pikturë.”tregon Xhihan Nozlli nxenes I klases 11.Mësuesja e biologjisë prej 12 vitesh, Renata Zela shprehet se puna me nxënësit që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurin, është një mision më vete. Këta nxënës marrin mësime edhe në tre module shtesë të formimit profesional, zdrukthëtari, rrobaqepësi dhe parukeri.“Prej 10 vitesh punoj me nxënësit në këtë institute, kanë shumë talent, janë të përkushtuar. Unë e bëj me pasion punën time sepse duhet edhe shumë durim.”tregoi Aferdita Kurupaj Mesuese e Parukerise. Nëndrejtoresha e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Evis Gazheli me një eksperiencë prej më shumë se 30 vitesh në mësimdhënie, shprehet se nxënësit i kanë të gjitha mundësitë e nevojshme për të mësuar, e gjithashtu për t’u integruar e aftësuar për tregun e punës. “Aktualisht janë 76 nxënës në ciklin fillor dhe atë të mesëm, kanë ardhur edhe nga rrethet. Këtu janë mundësitë edhe për fjetje, me një kapacitet prej më shumë se 100 shtretërish. Kurrikula është njësoj si në shkollat e tjera por gjithashtu për klasën e 10-të dhe të 11-të orientimi është në teknologji dhe informatikë.”tha Evis Gazheli nendrejtoreshe e INND. Instituti i Nxënësve që nuk dëgjojnë është themeluar rreth 60 vjet më parë, ai është unik dhe kombëtar ndërsa ofron shërbim falas dhe mundësi akomodimi për nxënësit që vijnë nga rrethet.
Aktualitet
Integrimi i njerëzve që nuk dëgjojnë; mësuesit e institucionit të nxënësve me aftësi të kufizuara tregojnë sfidat
- September 30, 2023
- 0 Comments
- 138 Views
Leave feedback about this