ISHTI:  Gjoba 13 karburante për mungesë sigurie
Aktualitet

ISHTI:  Gjoba 13 karburante për mungesë sigurie

ISHTI kontroll karburanteve në  vend.Shkak I kë tij kontrolli të  imtë sishë m ë shtë  bë rë  incidenti i regjistruar fundjavën e shkuar në kryeqytet, ku në një pikë karburanti pati një shpërthim gjatë furnizimit me lëndë hidrokarbure, nxori në pah neglizhencën në zbatimin e kushteve dhe normave të sigurisë.Por teksa për këtë rast, në pranga përfundoi menaxheri i pikës, dhe vijojnë hetimet mbi shkaqet e regjistrimit të atij shpërthimi, Tv Klan mësoi se ky stacion nuk ishte i vetmi që është kapur në shkelje.Vetëm gjatë vitit 2023, nga kontrollet periodike të ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në kryeqytet janë konstatuar në shkelje të kushteve teknike dhe normave të sigurisë 5 pika karburantesh. Zyrtarisht ISHTI thotë se ndaj këtyre subjekteve është ndërmarrë masë administrative që varion nga 500 deri në 700 mijë lekë. Ndërsa mësohet se për dy prej subjekteve krahas gjobës, është vendosur bllokim i ushtrimit të aktivitetit. Tirana është qyteti me më shumë masa ndëshkuese nga 13 në total që Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, kjo dhe për shkak të përqendrimit më të madh të stacioneve të karburanteve në kryeqytet, ku zyrtarisht janë të regjistruara 172 pika.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X