Kalaja e Tiranës shpalos “magjinë” e 5 viteve të sukseshme. Si i hapi dyert monumenti më I rëndësishëm kulturor në kryeqytet.
Aktualitet

Kalaja e Tiranës shpalos “magjinë” e 5 viteve të sukseshme. Si i hapi dyert monumenti më I rëndësishëm kulturor në kryeqytet.

Tashmë, prej 5 vitesh edhe Tirana ka kalanë e saj. Ashtu si Shkupi, Prishtina edhe Tirana ka me cfarë krenohet. Jo vetëm emigrantët, por të gjithë tashmë e kanë Kalanë destinacionin më të dashur për veten dhe familjen. Një kafe, apo një gotë verë në darkë, një akullore, ëmbëlsirë, ushqim të shpejtë apo dhe drekë që të nderon. Para pak ditësh, restaurimi i Kalasë dhe kthimi i saj në qendrën më të dashur për të gjithë ne kishte përvjetorin e saj të 5- të. Sa hap e mbyll sytë, kanë kaluar 5 vite që kur Kalaja e Vjetër e Tiranës është kthyer në hapësirën kulturore e tregtare të qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Cdonjëri prej nesh shikon mes objekteve në retrospektivë të gjithë stadet e jetës. Aty është gërshetuar me shumë delikatesë tradicionalja me modernen.  E tashmja me të shkuarën tashmë kanë gjet pikëtakimet e saj. Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me të renë, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit. Në Kalanë e Tiranës, artizanët janë kryefjala e saj. Cfarë jua sheh syri ua bën dora. Nëse don të bësh një dhuratë të bukur për një familjar mik apo mikeshë vetëm aty mund ta gjesh. Tashmë Kalaja ka arritur të kthehet në një destinacion, dhe është ndoshta një nga vendet më të vizituara nga turistët që vizitojnë Tiranën. Kalaja e Tiranës duket që është “vatra” më e madhe tiranase e cila pret në kalldramet e saj jo vetëm tiransit  e ikur prej vitesh por cdo të interesuar që ka dëshirë të kaloj një moment relaksi e qetësie. Eshtë I vetmi destinacion që të plotëson të gjitha kushtet që të jesh I qetë jo vetëm për veten, por edhe për familjarët që të shoqërojnë. Sa futesh në hyrje të kalasë të bën përshtypje cezma me ujë të pijshëm. Cdokush mund të pijë ujë pa frikë në atë vend. Nuk mbetet me kaq. Sapo kalon hyrjen e Kalase teksa shikimi të” elendiset” nëpër suveniret e dyqaneve, të del përpara një salllë e madhe e cila nuk ka ditë që nuk është e prenotuar. Por e vecanta e kësaj salle është sepse ajo është gjithmonë në ndihmë të aktiviteteve për fëmijë. Dhe jo vetëm kaq por është në shërbim direkt për fëmijët me aftësi ndryshe. Numërohen me dhjetra ekspozita pikture nga fëmijë me aftësi ndryshe të realizuara në këtë pjesë të Kalasë. Dhe nuk mbetet me kaq me rastin e 5-vjetorit të Kalasë përvec eventit të madh janë bërë dhe aktivitete të ndryshme për fëmijë.

“Dhjetori Magjik” që shënjoi dhe 5 vjetorin e Kalasës ë Tiranës.

Në këtë fund dhjetori dritat ja kanë shtuar dhe më shumë “magjinë“Kalasë së Tiranës. Ajo që ka meritën më të madhe dhe duhet duartrokitur fort është Klodiana Toptanin, ideatorja dhe administratorja e Kalasë së Tiranës, e cila e ka kthyer këtë vend një oaz shpirtëror me të cilin të gjithë krenohemi. Për ata që e njohin nga afër Klodin, një zonjë e hekurt në dukje, por një humanist në zemër,  e dinë mirë që ajo është një vlerë e shtuar jo vetëm për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë. Një grua këmbëngulëse, triumfatore në shumë disfata, njerëzore me të gjithë, e dashur me familjen, dhe stafin e saj. Vetëm pak ditë në përvjetorin e pestë të Kalasë në një fjalim prekës ajo falenderoj dhe përshëndeti të gjithë ata që e kanë mbështetur që kalaja sot të jetë kjo që është. Ku të pranishëm në event  ishin emra të njohur të botës së artit, medias, politikës, me pjesëmarrjen edhe të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Të gjithë të ftuarit patën mundësi të shijojnë edhe shfaqjen e përgatitur këtë përvjetor..Urojme sa më shumë suksese dhe arritje në përvjetoret e tjera të Kalasës ë Tiranës.

Historiku I Kalasë së Tiranës.

Kalaja e Tiranës, ose Fortesa e Justinianit ështe e vetmja kala që ndodhet në zemër të Tiranës

Kalaja e Tiranës, që është një foritifikim fushor, ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit të Shqipërisë, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia e Tiranës, që u referohet gërmimeve të kryera në vitet 2001 dhe 2008, mendohet se kalaja i përket njërit prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga Perandori Justinian në shekullin IV-VI të erës sonë.

Sipas të dhënave historike të institucioneve, një pjesë e mureve rrethuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini në gjysmën e dytë të shekullit XVIII mbi rrënojat e kalasë së vjetër. Kalaja në vitin 1798 ra në duart e familjes Toptani nga Kruja, që kishte lidhje të fuqishme edhe me Shtetin Osman, dhe duke u ruajtur deri në ditët e sotme pronësia e saj. Një projekt i Familjes Toptani dhe Bashkisë së Tiranës e shndërruan kalanë në vitin 2018 në një hapësirë që tashmë ka marrë edhe emërtimin mes vizitorëve si “Çarshia” e kalasë, si një destinancion unik turizmi dhe promovimi që iu shtua kryeqytetit. Në këtë transformim, historia “bashkëjeton” me traditën dhe modernen, pasi brenda mureve të saj është krijuar një zonë pedonale, një hapësirë rekreative për kryeqytetin, që shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe sidomos arti i Tiranës, por edhe vlerat historike dhe artizanale të qyteteve të tjera shqiptare. Kalaja ka historinë brenda mureve të saj, por e veçanta e kësaj kalaje është se ajo në vitet e fundit është ndërthur me elementë të tjerë të jetës moderne, por edhe traditës, që “bashkëjetojnë” brenda dhe jashtë mureve të kalasë, ku spikasin më shumë dyqane me suvenire, ambientet për panaire dhe ekspozita, baret dhe restorantet, dyqane të tjera të produkteve artizanale karakteristike shqiptare, ambiente për punimet e artistëve të ndryshëm.

A.K

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X