Vizita e në Shqipëri e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron veç mesazheve per integrimin, është shoqëruar në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndesishme në fushën e ekonomisë.
Një ndër këto marrëveshje ishte ajo mes “Grupit Kastrati” dhe konglomeratit ndërkombëtar “Lagardère Travel Retail”, e cila do të operojë edhe në Shqipëri.
Marrëveshja u firmos ditën e sotme nga Presidenti i “Grupit Kastrati”, Shefqet Kastrati dhe Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail, në prani të Presidentit të Francës dhe kryeministrit Edi Rama.
“Grupi Kastrati, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë, një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin francez Lagardere, për zhvillimin e përpjekjeve të përbashkëta për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free dhe shitjes me pakicë në të gjithë Shqipërinë.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail (divizioni i shitjes me pakicë të Lagardère).
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm, Presidetni i Frances, z. Emmanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.
Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm sezoni veror ka qenë befasues, i cili ka sjellë dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.
Marrëveshja e nënshkruar mes grupit Kastrati dhe Lagardère Travel Retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit të shitjes me pakicë dhe shtrirjen e shërbimit pa doganë në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe janë të përkushtuar që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit si dhe shumëllojshmërinë e produkteve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Aeroportit Nënë Tereza.
Leave feedback about this