Klinika stomatologjike publike, Thodhorjani: 1200 pacientë kanë marrë shërbim falas
Aktualitet

Klinika stomatologjike publike, Thodhorjani: 1200 pacientë kanë marrë shërbim falas

Mjekët stomatolog në klinikën stomatologjike publike janë përballur me fluks të shtuar pacientësh që kanë patur nevojë për shërbim dentar. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i kësaj klinike Anis Thodhorjani, thotë se numri i pacientëve po rritet nga viti në vit.

“Vetëm në ditët e para të shtatorit kanë kaluar mbi 1200 pacientë i cili është një fluks që tregon jo vetëm përmirësimin e shërbimit por edhe  besimit që pacientët kanë fituar ndaj shërbimit publik”,-tha Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike.

Në klinikën stomatologjike shërbimet e ofruara janë nga baziket siç është kontrolli, pastrimi i gruzave, mbushjet deri tek më profesionale. Në  90% të rasteve shërbimi është falas, dhe 10% kanë pagesë, e cila është për kostot.

“Le të marrim një shembull pjesa protetike nëse në klinikat private shkon 40-50 mijë lekë të reja në klinikën universitare kosto është 6 mijë lekë të reja, pra 1 e 9 e shifrës që paguhet në pjesën private”,-tha Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike

Prioritet kanë moshat e thyera, pensionistët, ata që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe fëmijët, më pas shërbimi ofrohet për këdo falas dhe aksesimi është tepër i thjeshtë.

“Paraqitesh pranë klinikës me një fotokopje të kartës së identitetit, paraqitesh tek mjeku i filtrit, dhe të shpërndan në shërbim, mjeku do të japi ditën dhe orarin sipas kalendarit të përcaktuar”, Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike.

Shërbimi i urgjencës në klinikën publike jepet menjëherë, sa i takon shërbimit për rastet e planifikuar, koha e pritjes nuk është më e gjatë se një javë.  Përgjatë vitit 2022, në klinikën stomatologjike publike kanë marrë shërbim mbi 18 mijë pacientë, shumica e të cilëve i përkasim moshave të thyera të cilët kanë bërë protezat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X