KLSH gjen probleme në kontratën e shërbimit të Hemodializës/ 5 qendrat e rretheve nuk ofrojnë shërbim për rastet akute
Aktualitet

KLSH gjen probleme në kontratën e shërbimit të Hemodializës/ 5 qendrat e rretheve nuk ofrojnë shërbim për rastet akute

Pagesë nga shteti edhe për seanca të pa kryera dhe mungesë shërbimi në rrethe për rastet akute ka gjetur auditi i klsh-së në kontrollin e kryer për shërbimin e hemodializës. Rastet urgjente sillen në Tiranë duke rrezikuar pacientët nga vonesa e trajtimit ndërsa koncesionari privat nuk ka kryer investimin prej 4.2 milionë eurosh në pesë qendrat e shërbimit në rrethe edhe pse është në vitin e 8 të kontratës. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur probleme në shërbimin e hemodializës, në spitalet shtetërore por edhe në pesë qedrat pranë spitaleve Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan ku shërbimi ofrohet nga kompania private sipas kontratës së 10 shkurtit 2016 të lidhur me afat 10-vjeçar me ministrinë e shëndetësisë. Aktualisht në Shqipëri trajtohen rreth 1300 pacientë me hemodializë ndërsa vetëm në QSUNT trajtohen rreth 140 pacientë çdo muaj, dhe 45 pacientë të tjerë në Dializë peritoneale. Sipas KLSH, kontrata e koncesionit për një pjesë të shërbimit të dializës parashikon koston 11,203 lekë. Një pjesë të kësaj kostoje e zë vlera e materialeve të konsumit që përdoren gjatë një seance dialize. Nëse nuk realizohet numri e seancave të parashikuara në kontratë, koncensionari do të paguhet edhe për seancat e pa kryera, dhe sipas KLSH-së, pagesa e një seance dialize të pakryer me çmimin e plotë, pa zbritur materialet e konsumit, rrit fiktivisht koston për njësi të shërbimit të dializës. Referuar kontratës së koncesionit në 5 qendrat ku shërbimin e ofron privati, nuk kryhen seancat e dializës për raste akute dhe pacientët nga të gjithë rajonet e vendit marrin shërbim në QSUNT në Tiranë. Sipas KLSH, mos kryerja e dializës në qendrat e koncensionarit, për pacientët me raste akute të sëmundjeve të veshkave, dëmton rëndë shëndetin e pacientit nga mos dhënia e ndihmës së shpejtë, por rrit punën tej kapaciteteve të klinikës së nefrologjisë në QSUNT, duke shtuar kostot spitalore, që vijnë nga transportimi me ambulancë i pacientit dhe mjekut shoqërues. Në aneksin 3 dhe 7 të kontratës së koncensionit është përcaktuar vlera e fillestare e investimit që do të bëjë koncensionari në të 5 qendrat e dializës, respektivisht 1,089,602 Euro në infrastrukturë dhe 3,267,960 Euro në pajisje mjekësore. Në nenin 3,6 dhe 3.7 të kontratës përcaktohet se “me mbarimin e periudhës së koncesionit, koncensionari do te rikthejë posedimin e ambienteve, pajisjeve, materialeve mjekësore dhe jo mjekësore të furnizuara në qendrat e hemodializës pranë 5 spitaleve rajonale ku është ofruar ky shërbim”.

KLSH thekson se deri në momentin e ushtrimit të auditimit, koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e futur në vitin e tetë të zbatimit. Raporti i auditimit, thekson se gjatë vizitave në qendrat e dializës në Elbasan, Berat, Fier, Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë ku konstatoi se përgjithësisht, mjekët nefrologë të cilët mbulonin shërbimin për qendrat e dializës ishin të njëjtët që shërbenin në spitalet publike, dhe disa nga pacientët ishin të pakënaqur me ushqimin, ndërsa pjesa më madhe e tyre problemin me shqetësues dhe serioz kishin transportin për në qendrat e dializës dhe rimbursimin që jepet për këtë shërbim, pasi sipas tyre, vlerat e tarifave që i rimbursohen pacientit janë shumë të ulta në krahasim me vlerën e transportit privat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X