“Sita” e kontrollit të policisë në kopshte dhe cerdhe ka nxjerr në pa një problematikë të madhe në këtë sistem. Kontrolli I policisë është zhvilluar në disa qytete dhe ka shkuar në 81 numri i kopshteve dhe çerdheve në gjithë vendin që kryenin veprimtarinë e tyre pa licencë ose në kundërshtim me ligjin.
Pas disa ditësh, operacion që nisi pas publikimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të rastit të dhunës së ushtruar ndaj një fëmije 3 vjeç në kopshtin stinët në kryeqytet, policia ka bërë të ditur se shërbimet e saj kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte, nga ku ka rezultuar se 81 prej tyre kryenin veprintarinë në kundërshtim me ligjin.
Në 63 prej tyre është konstatuar se kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt. Nga këto 40 janë në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.
Për pronarët dhe administratorët e këtyre subjekteve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare kanë referuar materialet procedurale në prokuroritë respektive, për disa vepra penale.
Ndërkohë që për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me organet tatimore dhe është vendosur që ndaj tyre të merren vetëm masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.
Policia informon se operacioni është ende në vazhdim për të verifikuar çdo institucion të arsimit parashkollor në gjithë vendin.
Rezultatet e aksionit:
201 kopshte dhe çerdhe të kontrolluara
81 të gjetura në shkelje
63 pa licensë dhe mungesë dokumentacioni
18 kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin
63 pronarë dhe administratorë të proceduar
Leave feedback about this