Proteste i veshur si cemoti. Me jelek tradicional te kuq hipur mbi nje kale te bardhe ka demostruar perpara kuvendit protestuesi I ardhur nga Kurbini. Vemendjen e te gjithe protestuesve dhe kalimtareve ne rruge e ka mar 60 vjecari mbi kale. Eshte nje forme proteste e pa perdorur ndonjehere per raste te tilla. Ne nje prononcim per nje nga mediat kombetare ai tregon se; “Erdha me kalë se nuk kam lekë për furgon. Vij nga Kurbini dhe andej do kthehem”
Jam në gjendje të varfër, shtëpinë ma ka prish tërmeti”. Keshtu eshte shprehur qytetari protestues I ardhur nga Kurbini,vetem per te bere proteste para Kuvendit te Shqiperise. Një protestues është drejtuar Kuvendit me veshje popullore dhe hipur mbi një kalë. I veshur me kostum popullor ,me flamurin kuq e zi hedhur në supe, dhe me qeleshe në kokë, ky protestues ka marshuar me kalë përpara parlamentit duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët kanë fotografuar ate.
Leave feedback about this