Mentaliteti i pandryshueshem dhe kultura e vaket jane disa prej shkaktareve qe ne Shqiperi I bejne burrat te mos perfitojne lejen e lindjes, edhe pse me ligj ketyre te fundit ju takon njesoj si grave. Sipas sociologëve, kjo lidhet me disa faktorë siç është mosndërprerja e punës nga burrat të cilët ende shihen si shtylla e familjes apo edhe diskriminimi që mund të ndiejnë në rrethin shoqëror. Sipas të dhënave të publikuara nga Tv Klan nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për vitin 2022 vetëm 6.4 % e burrave kanë marrë leje lindje nga mbi 13 mijë gra që kanë sjellë në jetë një foshnje dhe kanë qenë të siguruara. Ndërsa një vit më parë ky numër ka qene më i ulët për burrat, vetëm 4 %. Por numri i grave të siguruara që kanë sjellë në jetë një foshnje mbetet më i lartë. Nderkaq kujtojme se në vitin 2015 ligji për sigurimet shoqërore përfshiu edhe burrat në lejen e lindjeve. Sipas këtij ligji vetëm kur fëmija të jetë 63 ditësh babai mund të përfitojë lejen e lindjes. Kjo në momentin që ka përfunduar raporti i detyrueshëm mjekësor për nënën. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, 6 muajt e parë të lejes së lindjes paguhen me 80% të pagës, ndërsa 6 muajt e tjerë me 50% të pagës.
Shendetesi
Lejen e lindjes e shfrytezojne vetem 6,4 % e burrave ne Shqiperi.
- February 15, 2023
- 0 Comments
- 187 Views
Leave feedback about this