Maturantët do të zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, ku do testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë. Maturantët do të testohen sërish sot. Të ndarë nëpër shkolla, do të provojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi i Gjuhë-letërsisë nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë plot 2 orë e 30 minuta. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime. Ky është provimi i dytë që zhvillojnë pas atij të gjuhës së huaj, ndërsa testimet e tjera do të zhvillojnë: Matematikën më 13 qershor, ndërsa lëndën me zgjedhje me datë 19. Ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar. Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime e nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.
Aktualitet
Matura Shtetërore, 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
- June 7, 2023
- 0 Comments
- 112 Views
Leave feedback about this