Maturantët sot kanë startuar me provimin e parë . Ditën e sotme, rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit provimeve të maturës do t’i nënshtrohen rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe, për të cilët janë hartuar teste të veçanta.Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.
Aktualitet
Matura Shtetërore, zhvillohet sot provimi i parë. Rreth 30 mijë maturantë do të testohen për gjuhën e huaj
- June 1, 2023
- 0 Comments
- 99 Views
Leave feedback about this