Një strategji e re 7-vjeçare me fokus mbrojtjen e konsumatorit parashikon marrjen e një sërë masave që synojnë përmirësime ligjore, rritje të kontrollit dhe ndërgjegjësim të bizneseve për të ofruar cilësi dhe siguri.
Ministria e Financave publikoi këtë të premte strategjinë për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut 2023-2030 e cila përfshin një numër të madh institucionesh që kanë në objekt të punës së tyre pikërisht këtë fushë.
“Garantimi i funksionimit efektiv të një tregu konkurrues, ku mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve, si dhe i operatorëve ekonomikë, sigurohet nëpërmjet përmirësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor, vendosjes së standardeve në çdo fushë, respektimit të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, edukimit të konsumatorëve e përfaqësuesve të shoqërisë civile në veçanti, bizneseve, në lidhje me të drejtat e konsumatorëve, si dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet strukturave kompetente dhe aktorëve të tjerë kryesorë” thuhet në qëllimin e strategjisë.
Ky dokument parashikon disa shtylla ku së pari siguria e produkteve ushqimore dhe e produkteve jo-ushqimore. Referuar kësaj synohet vendosja në treg vetëm e produkteve të sigurta dhe në konformitet me kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm, duke përfshirë edhe produktet e shitura/tregtuara online, për të siguruar një nivel të lartë sigurie të mbrojtjes së konsumatorëve, mbështetur në mbikëqyrjen efektive të tregut, si dhe në një infrastrukturë efektive të cilësisë, sipas praktikave më të mira evropiane.
Në shtyllën e dytë përfshihen Çështje të mbrojtjes së konsumatorëve që nuk lidhen me aspektet e sigurisë. Në këtë rast objektivi parashikon mbrojtje dhe promovim të interesave ekonomike të konsumatorëve, nëpërmjet përmirësimit të informacionit dhe transparencës së tij, mbi tregjet dhe të drejtat e konsumatorëve, mekanizmat efikase të dëmshpërblimit, mbi promovimin e konsumit të qëndrueshëm, veçanërisht për karakteristikat specifike dhe ndikimin mjedisor të mallrave dhe shërbimeve; mbrojtjen e të drejtave gjatë blerjeve online në kontekstin e transformimit digjital.
Në shtyllën e tretë përfshihet informimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe i subjekteve, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me të gjithë aktorët e tjerë ku parashikohet ndërgjegjësimi i konsumatorëve për të bërë zgjedhje ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme.
Duke i dhënë një hapësirë edhe turizmit si një sektor në rritje të vazhdueshme e me një rekord historik këtë vit duke se strategjia ka dedikuar një pjesë të saj edhe për rritjen e sigurisë sa i takon kësaj fushe.
Kështu strategjia parashikon që sfidë në këtë sektor është përmirësimi i kuadrit ligjor, i cili do të ndikojnë marrëdhëniet të cilat do të ofrojë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të turistit /konsumatorit dhe do të qartësojë detyrimet e operatorëve ekonomikë. Po kështu informimi i turistëve/ konsumatorëve mbi të drejtat e tyre në fushën e turizmit si dhe monitorimi i cilësisë së shërbimit turistik mbetet një sfidë për të përmirësuar shërbimin sipas standardeve të përcaktuara ligjore.Monitor
Leave feedback about this