Ministrija e Arsimit Evis Kushi shpall konkursin kreativ digjital “Dhurata Për Mësuesin Tim”. Dita e Mësuesit është e ndritshme dhe festë argëtuese. Në këtë ditë, fëmijët nxitojnë të urojnë mentorët e tyre, t’i falënderojnë për durimin, njohuritë e talentuara dhe përvojën e paçmuar. Jo vetem fjalë të mira dhe dëshirat tingëllojnë për nder të mësuesve, gjithashtu fëmijët përpiqen t’i kënaqin mësuesit me dhurata origjinale, skeçe krijuese dhe shfaqje, të mësojnë poezi dhe këngë. Sipari I konkursit digjital eshte hapur me punimet e nxenesve te klasave 1-5 ne fushat kua ata kane me teper talent.“Zemra mal nga dashuria me të cilën mijëra nxënës kanë shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për mësuesit e tyre në konkursin digjital “Dhurata Për Mësuesin Tim”. Në këtë album ju prezantojmë me krijimet e më të vegjëlve, nxënësve të klasave 1-5, në fushat ku ata kanë më tepër talent, duke i dhënë edhe më tepër ngjyra këtij konkursi shumë të dashur për të gjithë, frymëzuar nga mësuesit tanë të shtrenjtë”, thekson ne publikimin e saj per shtyp znj Kushi. Ajo shtoi se sot shpallet i hapur konkursi digjital, fitues i të cilit do të përzgjidhet punimi që ka më shumë pëlqime nga persona realë, deri më datë 5 mars, ora 20:00!
“Në vijim do të publikojmë edhe albumin e nxënësve të klasave 6-9, klasave 10-12, si dhe nxënësve të diasporës. Mbarësi dhe suksese të gjithëve!”perfundon ministrja Kushi.
Ky konkurs synon që nxënësit të shprehin vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen për punën e mësuesve nëpërmjet kartolinave me shkrim dore, duke treguar cilësinë apo cilësitë që vlerësojnë më shumë tek mësuesi apo mësuesja.
Leave feedback about this