Ministra inspekton punen e programit te kujdesit dentar për fëmijët,19 kabinete ne shkollat e Tiranës.
Shendetesi

Ministra inspekton punen e programit te kujdesit dentar për fëmijët,19 kabinete ne shkollat e Tiranës.

“Pas investimit ne 19 kabineteve dentare te reja te instaluara ne shkollat e Tiranes, Durresit, Elbasanit dhe Shkodres, zgjerojme programin e kujdesit dentar per femijet permes dy klinikave stomatologjike te levizshme qe do ti sherbejne rritjes se aksesit ne sherbimin dentar publik per femijet ne zonat rurale. Faleminderit Ambasadës Zviceriane për mbështetjen, për të çuar një hap përpara programin e kujdesit dentar për fëmijë”, keshtu eshte shprehur Ministria e Shendetesise Ogerta Manastirliu permes nje publikimi ne rrjetet sociale. Ajo shton se vitin e kaluar ka startuar Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla, i mundësuar falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ngritjen e kabineteve të reja dentare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se objektivi është për ta shtrirë këtë program në të gjithë Shqipërinë. Programi i ri i dentistrisë në shkolla, vjen si një nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vetëm pak ditë pas lançimit të një tjetër programi për fëmijët, që u miratua në Këshillin e Ministrave: Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14 vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas. Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç fillon në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Më shumë se 11 mijë nxënës në këto 10 shkolla të kryeqytetit do të jenë përfituesit e parë të këtij shërbimi, për t’u shtrirë më pas në gjithë vendin. Ky program do të ofrojë depistimin periodik, edukimi shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrami i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta. Ky investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vjen në kuadër të programit të ri “Shëndeti në shkolla”, që mbështet shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X