Ministria Kumbaro:  Tulipani Shqiptar, shpallet monument natyre, rritet vetëm në Kukës.
Aktualitet

Ministria Kumbaro:  Tulipani Shqiptar, shpallet monument natyre, rritet vetëm në Kukës.

Nëse deri dje,te gjithe ne mendonim se Holanda është vendi i vetem I tulipaneve, tashme kjo hipoteze bie poshtë. Tulipani Kukësian është bima më e re shqiptare e zbuluar në rajon. Tulipani shqiptar (Tulipa albanica) është një bimë endemike e Shqipërisë! Deri tani gjendet vetëm në Kukës. Është në listën e kuqe të bimëve. Tulipani ka fituar status ndërkombëtarisht të mbrojtur

“Tulipa Albanika”, kështu është emërtuar dhe është renditur i 114 në listën e bimëve endemike.

Ministrja Mirela Kumbaro ka njoftuar sot se tulipani shqiptar që rritet në Kukës shpallet monument natyre që është shkalla e mbrojtjes, kategoria e parë.

Gjithashtu sqaroi se kjo specie është në listën e kuqe për shkak të rrezikut të lartë që e përfshinte.

“Në radhë të parë një specie e veçantë, ajo që quhet tulipani shqiptar, i zbuluar në vitin 2003, shpallet sot në një zonë ku rritet në Kukës, monument natyre që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. Bëhet fjalë për 30 mijë hektarë apo diçka më shumë. Kjo specie është në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë speciet e rrezikuara. Quhet tulipani shqiptar sepse rritet vetëm në Shqipëri”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Arben Palushi, është biologu që ka ndjekur ecurinë e habitatit të rrallë i cili u zbulua nga Besnik Hallaçi. Ndodhet vetëm në Kukës, në luginën e Drinit të Zi, në një lartësi mesatare 500 deri 800 metra mbi det.

Biologut kuksian Besnik Hallaçi, i ndare nga jeta vetëm  dy vite më parë si pasojë e Covid-19, iu desh një pune studimore 10 vjeçare për procedurën e autenticitetit të tulipanit shqiptar.

Bashkia e Kukësit e ka shpallur zonë të mbrojtur sipërfaqe prej 72 hektarësh, në të cilën ndodhet ky habitat.

“Besniku nuk i pati gradat shkencore dhe ishte i detyruar ta mbronte nëpërmjet profesorëve të Kopenhagës,” thekson Palushi ne nje nga daljet per tv abcnews pak kohe me pare pasi dhe ky I fundit eshte ndare nga jeta .

Shkencëtaret janë në studim e sipër për të përshtatur gjenet e këtij Tulipani për kultivim masiv të tij, proces i cili deri tani nuk ka dhënë rezultat, qoftë në ambiente studimore në Kukës, Tiranë apo edhe laboratorët ndërkombetar.

Kjo dëshmon në një fare mënyre se i përket vetëm atij habitati e hapësire mes livadheve e shkëmbinjve të Surrojt në Kukës. Me zbulimin e tij, Tulipani është bërë emblema zyrtare e Stemës në Qarkun e Kukësit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X